Mbrëmjen e djeshme në moderimin e Arban Osmani dhe regjinë e Eduart Grishaj, startoi edicioni i tretë i “Ferma Vip”, program në të cilin u bënë pjesë emra të njohur të showbizit shqiptar.
Këngëtarë, aktorë, shkrimtarë, njerëz të medias e mjaft personazhe të njohura në rrjet, 19 personazhe të njohura iu bashkuan mbrëmë këtij formati televiz, emrat e të cilëve renditen si më poshtë.
Soni Malaj ishte fermerja e parë e cila u bë pjesë e spektaklit Ferma VIP 3. Si konkurrentja e parë e kërtij programi, hyrja e saj në formatin televiziv u bë me kalë.
Hyrja e dytë ishte e Blerinës dhe Tenit, dyshe që e nisi rrugëtimin e tyre me sportivitet duke zhvilluar një lojë volejbolli.
Ndërsa hyrja e tretë e veçantë e këtij programi ishte Akili, aktori i njohur i humorit që krijoj një tjetër atmosferë me batutat e tij.
Konkurrentja e radhës, duke u bërë kështu e katërta në radhë që iu bashkua emisionit është shkrimtarja e njohur Mimoza Ahmeti. Pjesëmarrja e sajnë këtë prorgam televizv premton shumë pasi ajo njihet për energjinë, sinqeritetin dhe sarkazmën e saj të drejtpërdrejtë.
Madje gjatë transmetimit të emisionit mbrëmjen e djeshme dhe pse fermerët ishin live, në padijeni nëse po transmetoheshin direkt Mimoza u shtri për të fjetur duke shkaktuar të qeshura dhe alegro në fermë. E hutuar ajo pyeti fermerët “jemi live ne tani” duke shkaktuar të qeshurave jo vetëm mes fermerëve por dhe në studion e programit,mes opinionistëve dhe moderatores.
Një tjetër aktor i humori iu bashkua mbrëmë “fermës” duke u bërë kështu i pesti konkurrent i këtij pogrami. Bëhet fjalë për Romir Zallën i cili që me hyrjen e tij me një traktor dhe muzikë në sfond, premtoi se do të dhuronte një tjetër atmosferë në këtë emision.
Hyrja e gjashtë e mbrëmjes së djeshme në “Ferma Vip” ishte sërish një personazh jo pak in njohur për shqiptarët. Me një karrierë të gjatë ndër vite në botën e televizionit, nga moderatore atë do e shikojmë tani si konkurrente të një programi televiziv. Emri i saj është Malbora Gurra, e cila bëri prezantimin e saj në mënyrën e duhur në një fermë, duke mbledhur vezët në kotecin e pulave.
E shtata në radhë që iu bashkua mbrëmjen e djeshme “fermës” është një tjetër artiste, mjaft e njohur për rininë shqiptare. Emri i saj është Gresa Sekiraqa, repere e njohur për këngën e saj “Delulu”.
Fermeri i radhës, siç e raportoi newsbomb.al disa orë para startit të programnit, është aktori i shumënjohur i humorit, Elvis Pupa. Hyrja e tij u shoqërua me batuta duke sjellë kështu një atmosferë tërësisht ndryshe në fermë. Ndërsa pjesëmarrja e tij në këtë program premton shumë pasi ai është një ndër aktorët më të preferuar e të përfolur në rrjet.
Artisti i radhës që nisi një rrugëtim të ri në jetën e tij duke iu bashkuar “Ferma Vip 3” është këngëtari Khuba që prej vitesh jeton në Gjermani.
Dyshimet për pjesëmarrjen e Jonida Maliqi në këtë program televiziv u shuan mbrëmjen e djeshme në momentin kur ajo u shfaq në dyert e “Ferma Vip 3”. Pas shumë raportimeve se ajo do bëhej pjesë e këtij emisioni, mbrëmjen e djeshme u mësua e vërteta. Nga tani e tutje Jonidën do e shikojmë çdo ditë në ekranin televiziv te “Ferma Vip”.
Po ashtu, nisën rrugëtimin e tyre në “Ferma Vip 3” të tjera personazhe mjaft të njohura në botën e artit dhe modelingut. Në mesin e tyre renditet: reperi Adion, i njohur për bashkëpunimin e tij me Ledri Vulën për projektin muzikor me titull “Kush o ktu”, 2 modele të njohura për pjesëmarrjen e tyre në sfilata ndërkombëtare, Fabjola Elezi dhe Dona Sina. Po ashtu, aktori i njohur Indri Shiroka iu bashkua “Fermës” mbrëmjen e djeshme.
Një tjetër emër mjaft i njohur në rrjet për angazhimin e saj me vlogje por dhe si sipërmarrëse, Sara Karaj nisi rrugëtimin e saj në formatin televiziv të “Ferma Vip 3”. një tjetër artiste iu bashkua mbrëmë fermës. Bëhet fjalë për këngëtaren Vanesa Sono, e cila nisi një rrugëtim të ri në formatin televiz të “Ferma Vip 3”.
E njohur për profesionin e saj të veçantë, surprizoi me pjesëmarrjen e saj në ”Ferma Vip 3”, Dj FairFax. Gjithashtu në mesin e fermerëve u shtua dhe boodybuilderi Xhesi Loci.
