Tarçisio Burgnish, mbrojtësi i Italisë i cili u mund 4-1 nga Brazili i Peles në finalen e Meksikës 1970, u detyrua t’u rikthehej fjalëve që kishte përsëritur para ndeshjes: “I thashë vetes se (Pele) ishte mish e gjak si gjithë të tjerët, me sa duket gabova”.
Në fushë nga minuta e parë së bashku me Burgnish, Xhançinto Faketi ishte kapiteni i Italisë që përfundoi turneun në vendin e dytë: “Kërceu në të njëjtën kohë duke kërkuar një top të lartë, tha ish-mbrojtësi i Interit, duke folur për duelin historik me brazilianin. Unë isha më i gjatë se ai, kisha një lartësi më të mirë. Kur isha gati të zbrisja tashmë, ngrita kokën me habi. Pele ishte ende atje, në ajër, duke goditur atë top. Dukej sikur ai mundi ka qendruar në atë pozicion për aq kohë sa ka dashur”.
Kantona mes futbollit dhe poezisë
Në atë finale, O’Rei shënoi golin 1-0, për të siguruar më pas asistimin përfundimtar të Karlos Albertos për fitoren 4-1. Erik Kantona, disa vite më vonë, lëshoi disa deklarata për atë gjest teknik: “Në sytë e mi, një artist është ai që i jep dritë një dhome të errët. Unë kurrë nuk kam mundur të gjej një ndryshim mes pasazhit që i bëri Pele. Karlos Alberto në finalen e vitit 1970 dhe poezia e të riut Rimbaud. Në secilën prej këtyre manifestimeve njerëzore është ajo prekje e bukurisë që i bën të përjetshme”.
Karlos Alberto dhe improvizimi
Vetë Karlos Alberto, në një intervistë, festoi atë që besonte se ishte cilësia më e mirë e shokut të tij të skuadrës: “Sekreti i tij i madh ishte improvizimi. Atë që bëri, e bëri në një çast. Perceptimi që kishte për lojën e futbollit ishte i jashtëzakonshëm”.
Çarlton: “Ai lojtar shpiku futbollin”
Katër vite para asaj ndeshje, Kupa e Botës ra në duart e Anglisë së Sër Bobi Çarlton. Kur u pyet për të komentuar mbi ndeshjet e Pelesë, Bobi u shpreh: “Unë kam menduar shpesh se loja e futbollit është shpikur nga ky lojtar magjik”.
Kosta Pereira i mundur nga “jashtëtokësori”
Mbrojtësit blu janë vetëm disa nga futbollistët e panumërt që pas përballjes me Pelenë u detyruan të njohin madhështinë e tij. Kosta Pereira, një ish-portier i Benfikës, mbrojti shtyllat e klubit portugez gjatë një ndeshjeje kundër Santos, e cila përfundoi 5-2 për ekipin brazilian: “Unë arrita me shpresën se do të mund të ndaloja një lojtar të madh, por në fund unë e kuptova që isha rrahur nga dikush që nuk kishte lindur në planetin tonë”.
Profecia e Karlos Drumond de Andrade
Kantona e krahasoi Pelen me Rimbaud, ndërsa një tjetër poet, braziliani Karlos Drumond de Andrade, foli për bashkatdhetarin e tij: “Vështirësia, për ata që luajnë futboll në dekadat e ardhshme, nuk do të jetë të shënojnë 1000 gola, duke barazuar rekordin e Pelesë, të jetë në gjendje të shënojë vetëm një, që ngjan pak me një gol të shënuar nga Pele”.
Regan, një nderim presidencial
Futbollistët, poetët dhe madje edhe politikanët: Ronald Regan, Presidenti i dyzetë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shprehu fjalë mjalti për Pelenë. Një herë, duke takuar brazilianin në Shtëpinë e Bardhë, ai hoqi kapelen: “Unë quhem Ronald Regan, unë jam presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ju, nga ana tjetër, nuk keni nevojë për prezantim: të gjithë në botë e dinë. Pelé”.
Krojf, Pushkash dhe hiperbola
Nga Krojf te Pushkash, O’ Rei ka bërë bashkë kampionë të brezave të ndryshëm. “Pele ishte i vetmi lojtar i aftë për të kapërcyer kufijtë e logjikës”, tha ish-lojtari i Ajaksit. “Futbollisti më i madh në botë ishte Di Stefano. Unë refuzoj ta klasifikoj Pelenë si lojtar. Ai qendron mbi gjithçka tjetër”.
Mitikët Platini dhe CR7
Së fundmi, deklaratat e Platinisë dhe Kristiano Ronaldos janë më të fundit. Për CR7 “Pele është lojtari më i madh në historinë e futbollit dhe do të ketë gjithmonë dhe vetëm një Pele në botë”, ndërsa për francezin “ekziston Pele si burrë dhe si futbollist. Të shohësh Pelenë si lojtar që luan është si të shohësh Zotin duke luajtur”.
