E premte, 23 Tetor, 2026

Interes i lartë për skemën “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama: 400 biznese në proces, janë miratuar 32 kredi me vlerë 5 milionë euro

Share

Interesi për skemën “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” po rritet. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se aktualisht rreth 400 biznese janë në proces aplikimi, ndërsa deri më 5 të muajit janë miratuar 32 kredi me një vlerë totale prej 5 milionë eurosh.

Sipas Ramës, në gusht janë miratuar 5 kredi, në shtator 20 dhe tani edhe 7 të tjera, duke theksuar se ritmi po përshpejtohet. Ai tha se skema është krijuar për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme që duan të zgjerojnë aktivitetin, por nuk kanë mundësi financiare. Programi ofron kredi me interes deri në 2%, garanci shtetërore deri në 70%, financim deri në 2 milionë euro dhe afat shlyerjeje deri në 10 vjet.

““Programi Dyfisho Sipërmarrjen Tëende ka ardhur si nevojë për të mbështetur nga shumë afër sipërmarrje të vogla e të mesme që ia kanë dalë të formësohen e t’i mbijetojnë sfidave të krijimit të tyre në një treg të hapur, të përballojnë edhe vështirësitë që ka ccdo biznes dhe sot kanë akumuluar dije, qartësi si mund të rriten por nuk kanë mundësitë financiare për tu rritur pasi në kushtet e një sektori bankar ku interesat janë jo fort të favorshme por edhe për shkak të masës që kanë këto biznese, kanë nevojë për një dorë, për një mbështetje. Për këtë arsye kemi krijuar këtë skemë e cila ofron një kredi me interes deri në 2% praktikisht shumë e butë dhe me një garanci shtetërore deri në 70%., Financimi shkon deri në 2 mln euro me një afat prej 10 vjetësh. Është një kornizë shumë e favorshme, e bërë enkas për biznesin e vogël dhe të mesëm, pr të gjithë ata që kanë një ide në kokë dhe një plan si të rriten por kanë nevojë për infnacinm. Shohim një rritje të interesit. Kemi sot rreth 400 biznese që janë në proces, deri në datën 5, kemi 32 kredi të miratuara për një vlerë 5 milionë euro dhe ajo që na vjen mirë të shohim është ritmi i përshpejtuar. Në gusht, 5, në shtator 20 dhe tani 7. Hapësira është për shumë më tepër, prandaj po flasim me ju që të inkurajojmë dhe të tjerët” tha kryeministri Rama.

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” është krijuar për të mbështetur sipërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë konsoliduar në treg dhe synojnë të zgjerojnë aktivitetin. Skema ofron kredi me interes deri në 2%, garanci shtetërore deri në 70%, financim deri në 2 milionë euro dhe afat shlyerjeje deri në 10 vjet, për bizneset që kanë një plan investimi, por u mungon mbështetja financiare.

Te tjera

Lajme te tjera