E shtunë, 19 Prill, 2025

Ilir Meta merret nën hetim, SPAK pranon kallëzimin për skandalin që plasi gazeta austriake, ja 30 akuzat ndër vite që pritet të funodsin Presidentin e Republikës

Share

Presidenti Ilir Meta duket se do të përfundojë në dyert e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi të largohet nga Presidenca. Gazeta “SOT” pak ditë më parë deklaroi se SPAK ka në dorë dosjen e Metës, i cili është kallëzuar nga ish-deputeti Halit Valteri, ndërkohë që nga dje presidenti në ikje është zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria Speciale, ku do të hetohet për pastrim parash me kontrata lobimi, fshehje të shpenzimeve financiare të partisë, mashtrim në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve. Kështu, gazeta ka mësuar se Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka regjistruar procedimin penal pa emër pas kallëzimit të referuar nga ish deputeti Halit Valteri ndaj Ilir Metën për lobim me paratë e korrupsionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kallëzimi penal nga Valteri ishte rrjedhojë i investigimit të gazetës më të madhe austriake, “Kronen Zeitung”, e cila akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. Ish-deputeti, krahas artikullit të gazetës, ka pohuar se ka prova shtesë që ia ka sjellë një gazetar i huaj, ku përfshihen fatura dhe kontrata, që konfirmojnë lobimin nga Ilir Meta me para të pajustifikuara kur ishte kryetar i LSI-së, duke bërë që Kreu i Shtetit të përfshihet nga ankthi, pasi atij i duhet të përballet sërish me drejtësisë 12 vite pas mbylljes së video-skandalit me Dritan Priftin në Gjykatën e Lartë, aferë për të cilën prokuroria kërkoi dy vite burg për korrupsion.

Ja 30 akuzat që pritet të fundosin Metën

Megjithatë pozitat e Ilir Metës pritet të rëndohen, pasi në të dy kallëzimet, ish-deputeti Valteri kërkon nga SPAK që të hetojë ndër të tjera edhe akuzat e hedhura publikisht për mosdeklarim të shumave të majme të lobimeve të LSI-së në Uashington. Ilir Meta akuzohet se në një rast ka shpenzuar të paktën 600 mijë dollarë lobim në SHBA pas një kompanie guackë, ku ndërmjetës ka qenë Vangjel Tavo dhe në rastin tjetër rreth 300 mijë dollarë, por që në Shqipëri janë deklaruar si lobim vetëm 100 mijë dollarë. Por, pse nuk janë deklaruar këto shuma? Sipas kallëzimit të depozituar nga Halit Valteri në SPAK, arsyeja është e thjeshtë: paratë kanë si burim korrupsionin dhe për afera korruptive ndër vite, Presidenti është dyshuar në të paktën 30 dosje, të cilat gazeta “SOT” i disponon të plota dhe që disa prej tyre i ka bërë publike edhe më herët. Me akuzave që rëndojnë mbi Metën, janë ato për vrasje, zhvatej dhe korrupsion, etj. “Dosja me Almir Rrapon. Zv/Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i asaj kohe Ilir Meta, punësoi si sekretar të tij në Ministrinë e Jashtme, të superkërkuarin nga SHBA, super kriminelin vrasës e trafikant Almir Rrapo. Kjo ishte një goditje e rëndë për imazhin e qeverisë; Dosja e video-skandalit. Denoncues me shkrim, me zë e me figurë, ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti dhe mbrojtës publik kryeministri Sali Berisha. Skandali qeveritar, ekonomik e financiar i zv/kryeministrit Ilir Meta, bërë nëpërmjet ryshfeteve me emërimet, tenderat dhe koncesionet e hidrocentraleve. Ky ka qenë i vetmi procedim për të cilin gjykatat shqiptare (Gjykata e Lartë) janë shprehur; Dosje me 43 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, ka zhdukur me firma e vula tenderash fiktivë 13 milion dollarë të rikonstruksionit të rrugëve në akset: Tiranë- Durrës- Fushë- Krujë- -Elbasan; Dosje me 8 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, firmos vjedhjen e 200 mijë ton grurë dhe 100 mijë ton vaj ushqimor ndihmë e SHBA, duke plotësuar dokumente false në Port, sikur u hodhën në det si mall “i skaduar”. Megjithatë, Ilir Meta është me imunitet presidencial deri në 24 korrik të këtij vitit, kur i mbaron mandati, ndërsa mbetet për t’u parë në vijim nëse hetimet do të devijohen apo do të përfshijnë Metën, duke e veshur me përgjegjësi penale.

Ja 30 akuzat që pritet të fundosin Ilir Metën

1. Dosja e AKBN. Kompania kanadeze-amerikane “Empire Mining Corporation”, e njohur në fushën e minierave, pasi investoi 100 milionë USD në Shqipëri, u përzu nga dyshja Meta-Naço. Ndërsa Nasip Naço shkoi në Turqi për të bërë pazare me kompani turke, pas përzënies së firmave kanadeze-amerikane, Berisha e bllokoi procesin e dhënies së lejeve për kërkim dhe shfrytëzim të nëntokës. Antikorrupsioni i Berishës hetoi Besjan Peshën, ish-Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, arkitekt i shumë aferave në Ministrinë e Ekonomisë. Më vonë Meta e përzuri Peshën, pasi dyshoi se po luante më shumë për vete.

2. Dosja me Almir Rrapon. Zv/Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i asaj kohe Ilir Meta, punësoi si sekretar të tij në Ministrinë e Jashtme, të superkërkuarin nga SHBA, super kriminelin vrasës e trafikant Almir Rrapo. Kjo ishte një goditje e rëndë për imazhin e qeverisë.

3. Dosja e video-skandalit. Denoncues me shkrim, me zë e me figurë, ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti dhe mbrojtës publik kryeministri Sali Berisha. Skandali qeveritar, ekonomik e financiar i zv/kryeministrit Ilir Meta, bërë nëpërmjet ryshfeteve me emërimet, tenderat dhe koncesionet e hidrocentraleve. Ky ka qenë i vetmi procedim për të cilin gjykatat shqiptare (Gjykata e Lartë) janë shprehur.

4. Dosje me 22 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, firmos dokumentacion fals për të ligjëruar zhdukjen e 530 milion lekëve donacione të Ministrisë e Punës, akorduar për politikat kombëtare të nxitjes së punësimit.

5. Dosje me 43 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, ka zhdukur me firma e vula tenderash fiktivë 13 milion dollarë të rikonstruksionit të rrugëve në akset: Tiranë- Durrës- Fushë- Krujë- -Elbasan.

6. Dosje me 8 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, firmos vjedhjen e 200 mijë ton grurë dhe 100 mijë ton vaj ushqimor ndihmë e SHBA, duke plotësuar dokumente false në Port, sikur u hodhën në det si mall “i skaduar”.

7. Dosje me 19 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, vjedh 250 milion lekë nga buxheti i shtetit, realizon blerje false vagonësh austriakë, si kategori “skrap”, firmos shitjen e tyre për shkrirje.

8. Dosje me 22 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, firmos dhe lejon firmën polake “Gdansk” në Portin Detar Durrës, të shesë kapitalet shqiptare dhe të largohet, duke lënë një borxh prej 11 milion dollarë ndaj arkës së shtetit.

9. Dosje me 113 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, miraton skemën e privatizmit të TELEKOM, me vlerë të paracaktuar të shitjes 600 milion lekë, i barabartë ky çmim me të ardhurat financiare të 3 muajve punë të TELEKOM.

10. Dosje me 53 faqe: Ish-Zv/Kryeministri Ilir Meta, akuzohet si organizator i zhdukjes nga Banka e Kursimeve, të 185 milionë dollarë depozita, të ngurosura nga llogaritë e firmave piramidale.

11. Dosje me 134 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, i jep pa asnjë studim 2.2 milion dollarë fond nga buxheti i shtetit, firmës fantazmë australiane “Citaroil” për rikonstruksionin e sektorit të shpim-kërkimit të naftës në Patos.

12. Dosje me 48 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, mbulon skandalin e 200 mijë palë këpucëve të blera prej ushtrisë dhe të 12 milion dollarëve mallra ushqimorë e veshmbathje për ushtrinë, me cilësi “mall jashtë përdorimi”, largon dhunshëm nga detyra publikuesin e aferës, gjeneral Cikalleshin.

13. Dosje me 15 faqe: Ilir Meta, ka firmosur pa tender, blerjen e 45 veturave qeveritare, me çmim 10 herë më të larta se tregu i lirë.

14. Dosje me 12 faqe: Ilir Meta, akuzohet nga Trupi Diplomatik i akredituar në Shqipëri, mbasi ka firmosur përfshirjen në delegacionet qeveritare me pasojë daljen jashtë Shqipërisë, të 43 personave në kërkim.

15. Dosje me 83 faqe: Ilir Meta, urdhëron kalimin në llogarinë “humbje” të 500 milion lekëve nga buxheti i shtetit, akorduar si fonde rikonstruksioni për Drejtorinë e Përgjithshme të Naftës.

16. Dosje me 13 faqe: Ilir Meta, firmos përdorjen për dieta e shërbime të Këshillit të Ministrave, të 750 mijë dollarëve, akorduara nga PNUD për reformimin e pushtetit lokal.

17. Dosje me 36 faqe: Ilir Meta, mbulon abuzimin 520 milion lekë, bërë me tenderat fiktivë në prodhimet filatelike në Ndërmarrjen e Postave Shqiptare. Hapet dosja, dënohet drejtorja Liza Hoxha, ndërsa Ilir Meta “del i pastër” pa u futur fare në hetim.

18. Dosje me 57 faqe e skica grafike: Ilir Meta, organizon grabitjen e rezervës së floririt thesar shtetëror, duke hapur tunelin në Kërrabë e duke bllokuar trajtimin e çështjes në mbledhjen e qeverisë e parlament.

19. Dosje me 6 faqe: Ilir Meta, ka firmosur blerjen pa tender dhe me çmim tepër të lartë, të energjisë elektrike nga importi, me abuzim 35 milion dollarë.

20. Dosje me 20 faqe: Ilir Meta, ka firmosur 800 milion lekë reklama publicitare, të përvetësuara nëpërmjet llogarive e dokumentacionit të falsifikuar në Televizionin Publik Shqiptar.

21. Dosje me 17 faqe: Ilir Meta, akuzohet publikisht nga kryeministri Fatos Nano, se ka firmosur abuzimin me 600 milion lekë për buxhetin e SHISH, justifikuar me pagesa fiktive të agjentëve të rekrutuar.

22. Dosje me 26 faqe: Ilir Meta, në bashkëveprim me kunatin e tij Drini Kryemadhi, Drejtor i Përgjithshëm i Transportit Publik (patenta-targa), realizon legalizimin në Shqipëri, të makinave të vjedhura e të trafikuara.

23. Dosje me 8 faqe: Ilir Meta, ka abuzuar me 2 milion dollarë në tenderin e investimeve publike trotuare-kanalizime, ndriçim e gjelbërime në lagjen Kombinat në Tiranë, duke përdorur bashkëshorten e tij, deputeten e zonës Monika Kryemadhi.

24. Dosje me 17 faqe: Ilir Meta, ka urdhëruar me shkrim skandalin e vjedhjes së 3 milion dollarëve, nëpërmjet tenderit fiktiv të blerjes së bazës materiale për Korporatën Elektro-energjetike.

25. Dosje me 5 faqe: Ilir Meta, akuzohet për 2 punëtorët e vrarë me shpërthim dinamiti në guroren e tij në malin e Dajtit dhe të 2 punëtorëve në guroren e tij, në malin e Skraparit.

26. Dosje me 7 faqe: Ilir Meta, akuzohet për dhënien e urdhrit për të qëlluar mbi popullin, duke vrarë shtetasin Syl Luzha, në shtator 2000, gjatë mitingut elektoral të PD në Tropojë.

27. Dosje me 11 faqe: Ilir Meta, organizon treg-trafikun e pllakave të gurit për në Greqi, nuk paguan detyrimet fiskale, bashkë me ngarkesën e gurit, ushtron dhe trafik droge.

28. Dosje me 4 faqe: Ilir Meta, ka shkatërruar Ujësjellësin e Bogovës, me shpërthimet në biznesin e guroreve në Bogovë dhe me urdhër të tij, janë akorduar 130 milion lekë nga buxheti i shtetit, me prokurim të drejtpërdrejtë, për riparimin e rrjetit të ujësjellësit.

29. Dosje me 11 faqe: Ilir Meta, urdhëron tërheqjen nga banka dhe zhdukjen pa adresë të 500 mijë dollarëve të taksës së solidaritetit të policisë, mbledhur në pikat e kalimit të kufirit.

30. Dosje me 29 faqe: Ilir Meta, ka punësuar në polici 35 persona në kërkim nga drejtësia për krime të rënda ekonomike e njerëzore, 4 nga të cilët në poste drejtuese dhe gjithashtu 124 të tjerë në sektorët e krimit, të skeduar “persona me precedentë e aktivitet penalë në hetim”. /Rigels Seliman/

Te tjera

Lajme te tjera