E mërkurë, 22 Janar, 2025

I doli emri si bashkëpunëtor i Sigurimit, xhindoset Meta: AIDSSH po manipulon dhe kriminalizon dosjet, Nikolla ‘pulë’ injorante

Share

Ish-presidenti Ilir Meta e ka konsideruar Autoritetin e Dosjeve si një Autoriteti i Manipulimit dhe Kriminalitetit, i cili po përdoret për qëllime propagandistike në funksion që qeverisë. Kjo ishte përgjigja e Ilir Metës pas përmendjes së emrit të tij në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, si bashkëpunëtor në një nga dosjet e sigurimit. Në një konferencë për mediat, Ilir Meta theksoi dje se Parlamenti u ngrit në këmbë pasi ka si qëllim të vetëm për të spostuar vëmendjen nga afera e inceneratorëve. Madje, kryetari i Partisë së Lirisë shtoi se ka kaluar të gjitha filtrat e pastërtisë ndërsa ngriti dyshime se më këtë emër ka edhe shumë persona të tjerë. Madje, duke i cilësuar si përralla faktin që emri i tij doli në letrën e Autoritetit të Dosjeve si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shteti, Meta u shpreh se atë nuk do ta shpërqendrojnë nga puna që ka nisur tashmë në drejtimin e Partisë së Lirisë.

“Nuk ekziston për mua autoriteti i Dosjeve është autoriteti i Manipulimit dhe Kriminalizmit të Dosjeve. Emrat e tyre do të gdhenden në shtyllën e turpit. Kjo po bëhet për nevojat e një të marri që është edhe i sëmurë psiqik, qenka shqetësuar regjimi i i patronazhistëve se paska ardhur një email se I.M duhet të jetë Ilir Meta se paska dëmtuar dikë në ’88 apo ’89. Ku ka më autoritet dosjesh. Kush i ka penguar në çdo kohë. Nuk i ka penguar askush, ato i dinë shumë mirë. Për këtë lojë do ta mbajnë ato përgjegjësinë. Ato kanë dëgjuar gjëra shumë më të rënda. Por për ato njerëz të tjerë do të jetë një problem dhe ka vetëm një emër Autoriteti i dosjeve që përdoret si instrument për ushqim propagandistik. Asgjë nuk e shpëton K.M. Historia e tij ka përfunduar me zgjedhje dhe me mobilizimin e popullit liri dashës. Kush i ka penguar, sot le ta publikojnë me të gjitha shkeljet e kushtetutës. Të filloj unë me email me nga Neë Yorku që unë i kam me emra. Do devijojnë vëmendjen ato nga inceneratorët, po nuk ndahet Monika. Kujtojnë se me përralla të tilla do të shpërqendrojnë Ilir Rexhep Metën”, deklaroi ai.

Ndërkohë Meta ka folur me tone të ashpra për Lindita Nikollën, e cila mblodhi kryetarët e grupeve parlamentare për dosjen e Autoritetit për Informim të Dosjeve mbi Sigurimin e Shtetit dhe nuk e kontaktoi në asnjë moment ish-presidentin. Meta e cilësoi si “pulë të Kuvendit” dhe i përmendi mesataren 5.8 që u publikua 2 vite më parë kur mbante postin e Ministres së Arsimit. Aso kohe studentët protestonin për heqjen e tarifave për lëndët e mbartura. “Nuk kam pasur asnjë komunikim. A kanë personalitet këta njerëz apo jo? Por derisa del ajo pula e Kuvendit dhe u thotë shqiptarëve në do të zbulojmë I.M. po ca do të presësh nga ajo me mesatare 5. ca. E mbani mend kur e nxorën studentët? E këputën edhe këtë të gjatin por ua sabotoi Lulushi”, nënvizoi Meta.

Te tjera

Lajme te tjera