Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe zv/kryetarja e komisionit hetimor për inceneratorët ka thumbuar Partinë Demokratike. Përmes një statusi nën rrjetet sociale, zonja Felaj shprehet se ndërtimi i inceneratorëve iu dhanë fund plehrave që u trashëguan nga qeveria e PD, ndërsa shtoi se koha e bravave, “non grata-ve” dhe shulave ka mbaruar.
“Impiantet e trajtimit të mbetjeve në Tiranë, në Elbasan dhe në Fier , janë dëshmia e heqjes së vulave të turpit të një ish qeverisje, grata e non grata, brava e shula, që i lanë Shqipërisë male me plehra dhe sot kapardisen para mikrofonave si “gjela majë plehut “ të mosveprimeve, indiferencës dhe shpërfilljes së plotë të tyre, ndaj asaj katastrofe mjedisore që fatmirësisht sot nuk ekziston më, as në Tiranë, as në Fier dhe as në Elbasan”, shkruan Felaj.