E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Ekrem Spahia kërkon rikthimin e dënimit me vdekje

Share

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar i është rikthyer propozimit të saj për të sanksionuar dënimin me vdekje për krimet e rënda kundër jetës.

Në një deklaratë për mediat, bashkëkryetari i LZHK, Ekrem Spahia, teksa dënoi vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, pohoi se duhet të gjendet edhe një zgjidhje për problemin e pronave.

“I shprehim ngushëllimet më të thella familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar kërkon që ndaj institucioneve shtetërore, të cilat lidhen me çështjen e pronës së familjes së personit, që sipas tij, humbi durimin dhe kreu vrasjen, të mbajnë përgjegjësi ligjore për zvarritjen prej 3 dekadash të çështjes së pronave të familjes Shkambi”, tha Spahia.

“LZHK ka kohë që ka sugjeruar të rishikohen dhe të ashpërsohen sanksionet penale, duke përfshirë edhe vendosjen e përkohshme të dënimit me vdekje për krimet shumë të rënda kundër jetës”, shtoi Spahia.

Te tjera

Lajme te tjera