E shtunë, 18 Janar, 2025

Dramë për Juventusin, mundet nga Benfika e del nga Champions, Milani fiton e ka shpresë

Share

Faza e grupeve të Ligës së Kampioneve u rikthye mbrëmë më cilësi dhe spektakël në shumë ndeshje. Në fakt, xhiro e parafundit e fazës së grupeve të UEFA Champions League dhuroi mbrëmë emocione të shtuara, si pasojë e disa rezultateve surprizuese, ku një ekip si Juventusi doli jashtë loje, pra eliminohet nga ky aktivitet për ta vijuar aventurën europiane në Europa League. Natyrisht, meritat i shkojnë Benfikës që e mundi “Zonjën e Vjetër” në të dy duelet direkte, ndërsa Paris San Zhermen, e mbushur me “yje” në gjirin e saj, nuk kishte si të tolerontë në duelin ndaj Makabit të Haifas, duke fituar thellë 7-2 dhe duke e mbyllur grupin në vend të parë. Këto zhvillime ndodhën në grupin H. Kurse në grupin E, Ҫelsi i mbylli llogaritë e fitores që pasdite vonë, pasi mundi Salzburgun me shifrat 2-1, duke e mbyllur grupin në vend të parë. E gjithë vëmendja ishte e përqendruar tek Milani, i cili luante në transfertë kundër Dinamoz së Zagrebit. Italianëve u duhej fitorja dhe ata ia dolën, madje bindshëm, me shifrat 4-0. Me këtë rezultat, Milani ngjitet i dyti me 7 pikë, por i duhet të fitojë duelin e fundit direkt me Salzburgun, ose të paktën një barazim ndaj tyre. Në grupin F, Reali i Madridit nuk pati ndonjë impenjim ekzotik, sepse e kishte siguruar kualifikimin. Mbrëmë madrilenët u përballën në transfertë me Leipzigun, por fituan gjermanët 3-2 që sigurojnë kalimin e grupit. Ndeshja tjetër, ajo mes Shakhtarit dhe Sëlltikut, përfundoi në barazim 1-1. Grupi mbetet i hapur për vendin e dytë se Shakhtari e ka ende një shans. Në grupin G, Sevilja e fitoi bindshëm dhe thellë duelin me Kopenhagenin, 3-0, duke shkuar në 5 pikë, por kjo ndoshta nuk u mjafton spanjollëve për të shkuar më tej, sepse Siti dhe Dortmundi mbajnë vendet e para. Dueli midis gjermanëve dhe anglezëve i luajtur mbrëmë përfundoi 0-0, rezultat që i favorizon të shkojnë më tej.

Grupi E

Salzburg-Çelsi                    1-2

Dinamo Zagreb-Milan    0-4

Grupi F

Sëlltik-Shakhtar                1-1

Leipzig-Real Madrid        3-2

Grupi G

Sevilja-Kopenhagen                       3-0

Dortmund-Mançester Siti            0-0

Grupi H

Benfika-Juventus             4-3

Paris SG-Makabai             7-2

Te tjera

Lajme te tjera