E mërkurë, 22 Janar, 2025

“Do të martohem kur ta vendosë zoti”, takimi në Shkodër me një vajzë myslimane të mbuluar

Share

Nga Ben Blushi

Isha në Xhaminë e Shkodrës. Një vajzë e mbuluar u afrua te hyrja e grave. Të të bëj një fotografi, e pyeta Nuk është e mundur, tha ajo Fotografia ime nuk është për keq, i thashë Ky është Ben Blushi, tha një grua tjetër, pranoje nuk ka problem Për çfarë i bën këto foto, tha vajza Dua të bëj një libër me njerëz të bukur, thashë unë Mendon se jam e bukur? Shumë, i thashë Mirë, por a mund të më nxjerrësh vetëm me kurriz, tha vajza Të paktën në profil, i thashë Sot jam pak e skuqur, tha vajza Si quhesh, e pyeta Sonada Sonata? Ma ngatërrojnë shumë njerëz, Sonada jo Sonata Kur je mbuluar? 14 vjeç Je e lumtur? Shumë e lumtur Po mami është e mbuluar? Mami u mbulua 2 muaj përpara meje Pra ti u mbulove nga mami? Unë u mbulova sepse e ndjeva Po motra është mbuluar? Motra është praktikante, nuk është mbuluar, por mezi po pret Dëgjon muzikë, e pyeta Është e ndaluar, tha Sonada Po si mund të jetosh pa muzikë, a ka gjë më të bukur, e pyeta Është e provuar që muzika dëmton veshët, tha Sonada Po në dasma shkon? Kam shkuar, tha Sonada Nuk ke kërcyer asnjëherë? Pothuajse nuk kërcej, tha Sonada Duhet të dëgjosh muzikë, i thashë, nuk ka asgjë të keqe Këngët kanë shumë fjalë të papërshtatshme, tha Sonada Sa vjeç je? 19 Çfarë shkolle bën? Për infermieri Të lejojnë në shkollë të mbuluar? Po aty ka dhe vajza të tjera si unë Kur do martohesh? Kur ta vendosë Zoti Po si do njihesh me dikë kur nuk del, nuk dëgjon muzikë, nuk shkon në disko dhe nuk të lejohet të takosh djem? Përmes lutjes, tha Sonada Pra ti lutesh edhe për të gjetur një djalë, e pyeta Unë kam përcaktuar karakteristikat e njeriut me të cilin dua të jetoj dhe lutem që ai të shfaqet Po a gjendet burri duke u lutur? Edhe familja mund të ndihmojë, tha Sonada Pra do fejohesh me mblesëri? Mblesëria nuk është e keqe, por familja nuk do bëjë asgjë pa më pyetur mua Çfarë është Zoti për ty? Zoti është diçka kaq e madhe sa nuk përshkruhet dot me fjalë A mund ta hedh foton tënde në instagram? Mund ta hedhësh Je një vajzë shumë e mirë Sonada Duhet të iki, tha Sonada Do marrësh abdes, e pyeta E mora abdesin, tani do lutem Lutje të mbarë, thashë unë Faleminderit, tha Sonada *Titulli origjinal: SONATA E SONADËS

Te tjera

Lajme te tjera