E hënë, 13 Janar, 2025

Çmendet Sali Berisha, mobilizon të gjithë elementët antiamerikanë në peticionin online, ja kush i është bashkuar nismës kundër ambsadores Yuri Kim

Share

Thellohet skandali për peticionin kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim. Për herë të parë në Shqipëri, është shpallur një peticion online kundër ambasadores , por që ky peticion nuk është aspak serioz dhe kjo mund të kuptohet shumë lehtë. Firmëtarët e peticionit mund të votojnë më shumë se një herë, por edhe me emra fals dhe askush nuk kërkon një mjet identifikimi. Mes firmëtarëve figurojnë “Foltoristët”, shumë mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, politikani që i ka shpallur luftë Amerikës. Një nga personat që ka firmosur është edhe ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, si dhe analistë si Andi Bushati, etj. Peticioni është krijuar në faqen e njohur change.org dhe titullohet “Enough is enough”, në shqip “Mjaft është mjaft!”. Në total synohet që të firmoset nga 5000 që kanë vendosur si maksimum, ndonëse nuk është specifikuar qartë se çfarë synohet me arritjen e këtyre firmave. Një skandal që vjen në një moment kur të gjitha vendet në botë po dëbojnë diplomatët rusë, anti-perëndimorët në Shqipëri po kërkojnë të dëbojnë zërin e Amerikës nga vendi. Në peticion thuhet se “Qëndrimet e Znj.Yuri Kim bien ndesh jo vetëm me statusin e saj diplomatik dhe nenin 41 të Konventës së Vjenës, por kanë cenuar fort aftësinë e vendit për të pasur një opozitë serioze ndaj një qeverie që vetë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportet e veta, e klasifikon thellësisht të korruptuar. Intimidimi i vazhdueshëm ndaj forcave opozitare, ndërhyrja në procesin e tyre te votimeve te brendshme apo trysnia që i bëhet drejtësisë nga Znj. Kim janë shumë shqetësuese pasi minojnë demokracinë dhe rrezikojnë stabilitetin e vendit.”.

Në peticion ka edhe një kërkesë për DASH. “Si qytetarë shqiptarë dhe miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kërkojmë Departamentit Amerikan te Shtetit që përfaqësuesja e SHBA në Shqipëri, Znj. Yuri Kim t’i përmbahet statusit diplomatik dhe të ndalojë menjëherë ndërhyrjet brutale në politikën e brendshme dhe institucionet shqiptare!

Autori i peticionit, mbështetës i “verbër” i Berishës

Autori i peticionit kundër ambasadores Yuri Kim, është Milaim Nela, një emigrant në Angli i cili ka shkruar jo pak herë shkrime kundër ambasadores Kim, e në mbrojtje të Sali Berishës, teksa në Facebook e tij fton ndjekësit që ta plotësojnë. Në total synohet që të firmoset nga persona nga 5000 që kanë vendosur si maksimum, ndonëse nuk është specifikuar qartë se çfarë synohet me arritjen e këtyre firmave. “Mjaft është mjaft”, shkruhet në deklaratë, ku Kim akuzohet se po shkatërron demokracinë e krijuar nga Berisha dhe po ndërhyn në votimet e brendshme të PD, referuar zgjedhjeve që po bën ‘Rithemelimi’. Kaq mjafton për të kuptuar fare qartë se kush është autori i kësaj./Rigels Seliman/

Te tjera

Lajme te tjera