E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Çfarë parashikohet sipas llogaritjeve të bëra, superkompjuteri shpall kampionin e Premier Ligës

Share

Arsenali po kthehet te fitoret në Premier Ligë? Kjo është ajo që parashikon superkompjuteri, që bëri llogaritë dhe doli në një renditje përfundimtare që pritet në fund të këtij sezoni të Premier Ligës, duke e vendosur Arsenalin në krye. Ndonëse në fakt, historia tregon që “Topçinjtë” sa herë që kanë qenë në krye të tabelës për Krishtlindje, në fund nuk ia kanë dalë fitojnë Premier Ligën.

Plot katër herë kjo histori u përsërit për skuadrën e Arsenalit: së pari, në sezonin 2002-2003, kur Arsenali udhëhoqi tabelën e Premierligës për Krishtlindje, kurse në fund titulli i kampionit i shkoi Mançester Junajtid; pastaj në sezonin 2007-2008, ku “Topçinjtë” përfunduan në vendin e tretë dhe “Djajtë e Kuq” u kurorëzuan kampionë. Nën drejtmin e Artetas, ky është rasti i tretë që Arsenali është në krye të Premer Ligës në ditën e Krishtlindjeve. Në sezonet 2022-2023 dhe 2023-2024, Arsenali ishte i pari, por në çdo rast u parakalua nga Siti, që është ndjekësi më i afërt edhe në këtë kampionat. Mirëpo ja që këtë herë, të paktën super-kompjuteri parashikon se “Topçinjtë” do të jenë të parët edhe në fund. Pra do të jetë “e treta e vërteta” për teknikun spanjoll. Ndonëse duhet pritur e parë gjithçka në fushë…

Parashikimet e tjera

Edhe pse kampionati anglez është në gjysmë të rrugës, me javën e 18 që nisi mbrëmë e vazhdon sot, ka shumë parashikime për rezultatin përfundimtar. Superkompjuteri i “CasinoHawks” ka bërë llogaritjet e tij, duke arritur në një skenar që do të diskutohet shumë. E nëse Arsenali parashikohet t’i japë fund pritjes së gjatë, nga ana tjetër, ky sezon pritet të jetë një makth për Uolves. Parashikimet tregojnë se skuadra, do mbetet pa fitore në Premier Ligë dhe do të thyejë rekordin negativ të Derbi Kaunti (11 pikë), duke e përfunduar kampionatin me vetëm 10 pikë dhe dy fitore. Sa i takon vendeve evropiane, Çelsi duhet të kompletojë katër vendet e para, ndërsa Liverpuli e Mançester Junaitid duhet të përfundojnë përkatësisht në vendin e pestë e gjashtë. Gjithashtu, superkompjuteri e vendos Totenhemin në vendin e 15 të klasifikimit, dy vende më lart se sezoni i kaluar.

Te tjera

Lajme te tjera