Më datë 30 gusht 2025, pas motit të rënduar dhe erërave të forta që goditën kryeqytetin, ekipet e Drejtorisë së Pastrimit dhe Gjelbërimit kanë qenë në terren pa ndërprerje, duke punuar me përkushtim për të pastruar dhe larguar pemët e rrëzuara, degët e thyera dhe mbeturinat e shkaktuara nga stuhia.
Ndërhyrjet u kryen në disa nga akset më të rëndësishme të Tiranës dhe lagjet e njësitë administraive, si:
- Rruga e Kavajës
- Rruga Myslym Shyri
- Bulevardi Zogu i Parë
- Rruga e Elbasanit
- Rruga e Durrësit
- Rruga Dëshmorët e 4 Shkurtit
- Rruga George W. Bush
- Bulevardi i Ri
- Ura e Pallatit me Shigjeta dhe ura e Bulevardit mbi Lanë
- Rruga Mine Peza, Kont Urani, Sali Butka, Fatmir Haxhiu
- Sheshi Frederik Shopen
- Lulishtja në rrugën Viktor Eftimiu
- Zona e Farkës
si dhe në dhjetëra rrugë të tjera të kryeqytetit.
Falë ndërhyrjes së brigadave, qarkullimi u rikthye normalisht dhe siguria e qytetarëve u garantua në kohë rekord.
Vetëm gjatë kësaj dite, qindra metra kub mbeturina organike u grumbulluan dhe u transportuan, ndërsa dhjetëra pemë të rëna u larguan nga rrugët dhe hapësirat publike, duke parandaluar rreziqe për qytetarët dhe automjetet.
Ky operacion i shpejtë dhe i koordinuar është dëshmi e përkushtimit të punonjësve të DPPGj-së, të cilët pavarësisht kushteve të vështira të motit, qëndruan në terren për të garantuar një Tiranë të sigurt dhe të pastër.
Falë angazhimit të tyre, kryeqyteti mbetet i mbrojtur edhe në ditët më të vështira.
