E diel, 20 Prill, 2025

Berisha-Meta vizitë misterioze në Azerbajxhan, çfarë po kurdisin dyshja më e rrezikuar nga SPAK në një vend që nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë?

Share

Vendosmëria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për tëdiskredituar publikisht dhe ndëshkuar të gjithëpolitikanët dhe zyrtarët e korruptuar shqiptarë, duke se ka trembur presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit dhe Kreu aktual i Shtetit i kanë shpallur “luftë” të hapur Uashingtonit, ndërkohë që targeti i sulmeve të tyre, ka qenë ambasadorjae SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Mirëpo pavarësisht kësaj strategjie dhe ofensive të nisur nga binomi Meta-Berisha, amerikanët janë shfaqur stoik dhe jovetëm që kanë marrë nëmbrojtje ambasadoren Kim, por janë shprehur qartë se diplomatja flet nëemër të administratës së presidentit Joe Biden dhe se ata nuk do të bashkëpunojnë në asnjë rrethanë me politikanë të korruptuar, sikundër është në rastin konkret Sali Berisha. Për këtë arsye, presidenti në ikje dhe ish-kryeministri kanëudhëtuardje në Azerbajxhan, ku kanë marrë pjesë në Forumin Global të Bakusë. Vizata e tyre vjen në kushtet kur atyre iu kanë mbyllur dyert të gjithë, çka do të thotë se dyshja Berisha-Meta tashmë ka nisur të kërkojnë aleanca të reja, sikundër është Azerbajxhan, vend që kanë shumë lidhje të forta. Si Meta, ashtu dhe Berisha janëpërfolur se janë përfshirë në afera të ndryshme korruptive dhe jovetëm, me biznesmenë dhe politikanë azerë, sikundër është rasti i gazsjellësit TAP apo privativi i ARMOS-s, fabrikë kjo që sot qëflasimështënxjerrë në shitje për skrap. Meta kur ka qenë ministër i Ekonomisë, firmosi privatizimin e ARMO-s që nga biznesmeniRezart Taçi, iu shit oligarkëve nga Azerbajxhan. Po ashtu, edhe Berisha ka hedhur firmën kur ishte kryeministërpër TAP, kopani kjo azer. Kështu që në kushtet kur perëndimi iu ka shpallur bllokadë, Meta dhe Berisha i kanë kthyer sytë nga vendet e Lindjes, sikundër ështëAzerbajxhan që drejtohet nga Presidenti i Azerbajxhanit, İlham Aliyev,një mik i tyre dhe një vend kufi me Rusinë.

Berisha-Meta kërkojnë “Azil” në Azerbajxhan

Por të kthesh sytë nga Lindja, në një kohë që Perëndim të ka vënë përpara, është një zgjidhje e mirëmenduar. Tëpaktën kjo formulëvlen për dyshen Berisha-Meta, të cilët në kushtet kur iu kërcënohet liria, për shkak se akuzohen se janë tëkorruptuar, po shohin si mundësi për të marrë “azil” në një vend që është miqësor me ta, sikundër është Azerbajxhani. Gazeta ka mësuar se vendi lindor Azerbajxhan, nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë dhe duket se ky detaj ka detyruar Metën dhe Berishën që të nxitojnë e të shkojnë atje, për të përgatitur terrenin, që në rast se drejtësia në Shqipëri (SPAK) me ndihmën e Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe Bashkimit Europian i kërcënon, ata e kanë shumë të lehtë të shkojnë e jetojnë atje, ose edhe në Rusi, me të cilën gjithashtu kanë një lidhje të fortë. Pra, Meta dhe Berisha me udhëtimin në Baku, përveçse morën pjesë në një konferencë anonime, ku mund tëshkonte kushdo, madje edhe  jë qytetar i thjeshtë, po hedhin edhe piketat e së ardhmes së tyre, që në rast se do të vendosen nën presion, të shkojnë e të jetojnë atje dhe madje si azilant politik, njësoj sikundër bëri vëllai i tyre siamezë, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, që mori azil në Hungari, ndërkohë që drejtësia maqedonase e dënoi ata me disa burgime. Thënë troç, presidenti në ikje Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, të njohur ndryshe si antiamerikanët e “Foltore”-LSI, i kanë kthyer sytë nga vendet e Lindjes, në mënyrë që të gjejnë qetësi dhe t’i shpëtojnë burgu, pasi shumica e vendeve në fjalë nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë, sikundër është Azerbajxhani.

Disa nga akuzat e Metës dhe Berishës ndaj amerikanëve

Kohët e fundit presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të forta në adresë të amerikanëve, sikundër ështëdeklarata që nëse do të vendosin për ta vrarë, është më mirë ta ekzekutojnë me raketa në Malin me Gropa. Por njëdeklaratë edhe më tëfortë, Meta e ka bërëmuajin që shkoi. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, Meta bëri njëparalajmërim të fortë në adresë të amerikanate, duke ua bërë të qartë se do t’i presë me pushkë në dorë si pushtues. “E vetmja gjë që nuk më shqetëson është kjo që thoni ju. E dyta, kam vetëm një raport të shenjtë me Shqipërinë. E treta, partnerët që sillen si partnerë, i respektoj, kur sillen si pushtues, do ti trajtoj si pushtues. E katërta, kam lindur në male dhe kjo më ndihmon që të mos e njoh fare frikën. Ata që lindin nëpër male, jetojnë me ujqër dhe çakej. Mësohen që fëmijë”, nënvizoi Meta. Nga ana tjetër edhe ish-kryeministri Sali Berisha iu ka shpallur luftë amerikanëve ku target i sulmeve të tij është ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, të cilën prej një viti e akuzon shumë fort. SëfundmiBerisha, ka akuzuar ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim se po ndërhyn direkt në procesin gjyqësor të Partisë Demokratike.Ish-kryeministri i bëri thirrje qeverisë së SHBA që të ndalojë ndërhyrjet e përfaqësueses së saj në proceset  gjyqësore në Shqipëri.

Mbushje 1

Ja si mediat ruse kanë pasqyruar deklaratat e Metës ndër vite

Sjelljet e presidentit Ilir Meta javën e fundit kanë tërhequr vëmendjen e mediave ruse dy vite më parë. Presidenti kërcënoi se do të çonte vendin drejt destabilizimit dhe kjo ka ngjallur mjaft interes në mediat ndërkombëtare, veçanërisht ato ruse. Ndryshe nga shumë liderë botërorë, Meta duket se ka dhe një portal të “tijin” në Moskë, i cili i bën lajm çdo deklaratë dhe postim në rrjetet sociale. Ai është “regnum.ru”. Ndërkohë, shkrimi i radhës ishte, duke u bazuar mbi një postim të Metës në rrjetet sociale. Madje media ruse ka tejkaluar çdo kufi dhe ka zbardhur skenarin që po gatuante asokohe në mendje Meta. Sipas “Regnum”, Meta po tentonte të bënte atë që bënë rumunët me Çausheskun, i cili në fund u pushkatua bashkë me gruan.

Mbushje 2

Ngjela: Të korruptuarit në Shqipëri mbështeten nga Moska

“Mos të harrojmë edhe një gjë se këtu në vendin tonë ka rreth 8 mijë trupa amerikan dhe të gjitha këto na japin mendimin që janë në favor të Shqipërisë dhe të shohim se si do të ecin ngjarjet. Edhe arrestimi i njerëzve të fuqishëm këtu që janë të korruptuar është një çështje e rëndësishme dhe jo aq e lehtë, sepse ata kanë lidhje me kundërshtarët e Shqipërisë. Korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar ka qenë i lidhur në Beograd dhe në Moskë, kjo dihet, por në këto momente marrja e masave të tilla na shton mendimin që kjo çështje e antikorrupsionit në Shqipëri do të shkoj deri në fund”, deklaroi pak ditë më parë avokat Spartak Ngjela.

Mbushje 3

Çupi: Meta-Berisha i kanë sytë nga Rusia dhe do kërkojnë azil

“Berishën dhe Metën i lidh shumë gjë, jo me Rusinë, por me regjimin anti- perëndimor Putin. Tani i lidh halli post- korrupsion e post- krim; duhet të varen diku jashtë Perëndimit. Padyshim, sot as do ishim duke bërë intervistë, sot nuk do të kishim gazetë ‘Sot’, ndoshta as Berishë e Metë. Këta janë në hallin më të madh; Amerika i ka kapur me presh në duar për veprat kriminale kundër popullit tonë dhe kundër stabilitetit në botë… Ne jemi më me fat se populli rus. Këta e kanë të domosdoshme fitoren e Rusisë kundër Botës. Sepse vetëm një forcë kriminale si ajo mund t’i shpëtojë”, deklaroi pak ditë më parë analisti Frrok Çupi.

Te tjera

Lajme te tjera