E diel, 20 Prill, 2025

“Berisha është shumë i ngrohtë dhe i drejtpërdrejtë”, Floriana Garo në delir: Pata shumë emocion kur e takova, ishte mbresëlënës

Share

Foltoristët vijojnë të kenë idhull Sali Berishën, edhe pse ka 30 vite që e mban peng politikën shqiptare.

Ai futi manipulimin e zgjedhjeve në 96-ën. Më pas solli firmat piramidale. Në 1998 ndodhi grushti i shtetit. Në 2005 erdhi në pushtet dhe nisi vjedhja.

Në 2008 ndodhi tragjedia e Gërdecit ku vdiqën 26 persona.  Në 2011 ndodhën vrasjet e 21 Janarit. Në fund ishin amerikanët që e damkosën duke e s[pallur non grata në vitin 2021. Por pavarësisht kësaj CV-je të zezë, për Floriana Garon, Berisha mbetet idhull.

Ajo ka dhënë një intervistë dhe ka treguar se sa është emocionuar kur ka takuar për herë të parë “doktorin”.

Ka qenë një takim mbresëlënës. Unë kam qenë nervoze dhe e emocionuar sepse nuk dija se si t’i bëja sa më shumë përshtypje. Jam përpjekur të jem vetvetja por sigurisht biseda nuk ka qenë aq e lirshme. Por ai është munduar që biseda të jetë sa e më e natyrshme, sepse ai i tillë është i drejtpërdrejtë. Shpesh herë është keqkuptuar duke shfaqur një hije më të rëndë për njerëzit, por po të shikosh më thellë zoti Berisha është shumë i ngrohtë dhe i drejtpërdrejtë”, u shpreh Garo.

Te tjera

Lajme te tjera