Nga Ben Blushi
KAVAJA, NJË HISTORI E SHKURTËR DHE NJË PYETJE AKOMA MË E SHKURTËR
Kaloja në një rrugicë në Kavajë. Pashë një motorr të vjetër dhe një shishe qumështi mbi trotuar.
Nuk e di pse rrinin afër njëra tjetrës. Më pëlqyen ashtu si dy objekte pa lidhje dhe vendosa ti fotografoj.
Pa shkrepur as dy herë dëgjoj një burrë që ulërinte duke vrapuar drejt meje. Ishte i skuqur sikur i kisha marrë shishen e qumështit.
Mos fotografo motorrin. Zhduku, do të vras.
Çfarë ke i thashë?
Do të vras çpunë ke këtu?
Nuk kam asnjë punë po fotografoj rrugën.
Më jep aparatin
Nuk ta jap aparatin
Ma jep se do të vras
Nëse më vret nuk e hap dot aparatin tim
Do të vras nëse ke fotografuar motorrin
Po pse motorri jot është?
Nuk është motorri im po prapë do të vras
Qetësohu, i thashë.
Ske turp maskara, fotografon nëpër rrugë.
Qetësohu se nuk kam fotografuar asgjë
Zhduku se do të vras zhduku shpejt.
U zhduka.
Tani kam një pyetje për ju.
Ky burrë çfarë kishte a ma shpjegoni dot?
A ju duket se i ngjan dikujt në këtë faqe?
Unë nuk di ti jap motorrit dhe në jetën time skam pirë kurrë qumësht.