E diel, 16 Gusht, 2026

Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ushtroni presion ndaj Serbisë, njohja duhet të jetë reciproke

Share

Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë shtuar kohët e fundit. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë lëshuar deklarata të ndryshme, nga ku kërkojnë edhe ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Ditën e sotme Albin Kurti, gjatë një konference për mediat u shpreh se Bashkimi Evropian dhe SHBA duhet të shtojnë presionin mbi Serbinë. Kurti deklaroi se një trysni e ushtruar nga këto superfuqi do ta bëj Serbinë të reagojë.

Marrëdhënia mes vendeve duhet të jetë normale, dhe njohja duhet të jetë reciproke, përmbylli Kurti.

“Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka thënë shumë qartë se Kosova dhe Serbia kanë nevojë për një marrëveshje finale, e cila bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ne pajtohemi plotësisht me këtë. Kosova është shtet normal që ka shënuar hapa të mëdhenj në dy vitet e fundit. Kemi stabilitet institucional. Fakti që jemi shtet normal nuk do të thotë që kemi marrëdhënie normale me fqinjin tonë verior.

Ato marrëdhënie duhet të normalizohen e normalizimi i marrëdhënieve ka nevojë për presion shtesë të partnerëve ndërkombëtarë mbi Beogradin. Besoj në fuqinë e BE-së dhe të SHBA-së që të bëjnë presion shtesë mbi Serbinë. Ka nevojë për trysni shtesë mbi Beogradin. Problemi është në Beograd megjithatë besoj se partnerët tanë kanë mjaftueshëm fuqi që të bëjnë trysni në Beograd në mënyrë që të kemi marrëdhënie normale dhe marrëveshje të tillë që sjell njohjen reciproke”, tha Kurti.

Te tjera

Lajme te tjera