E diel, 16 Gusht, 2026

Tensionet në veri, serbët nisin heqjen e barrikadave! Hapet kufiri në Merdare, digjen kamionët në Mitrovicë! Kurti: Ata që i vendosën u lodhën dhe po i heqin

Share

anë dashur plot 20 ditë në mënyrë që të niste heqja e barrikadave nga veriu i Kosovës. Dy ditë pasi qëndroi e mbyllur, policia e Kosovës ka njoftuar se është hapur pika kufitare në Merdarë e cila ishte bllokuar në anën serbë dy kilometra larg kufirit. Një reagim e ka pasur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili u shpreh se ata që i vendosën janë lodhur dhe po i heqin.

Pasditen e së enjtes ka nisur largimi i barrikadave në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit. Sipas informacioneve në terren, tërhqeja e barrikadave ka nisur edhe në Mitrovicën e Veriut.

Te barrikada në Rudarë dhe tek ajo në Mitrovicë të Veriut ishin të pranishëm njerëz me maska.

Rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë – ishin bllokuar që nga 10 dhjetori.

Gjatë natës, disa kamionë, me të cilët ishte bllokuar rruga në lokacionin e njohur si Shkëmbi i Dudës në Mitrovicë të Veriut, janë djegur. Sipas Policisë së Kosovës, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë disa kamionë me të cilët ishte bllokuar rruga në lokacionin e njohur si Shkëmbi i Dudës në Mitrovicë të Veriut janë djegur gjatë natës. Nga ana tjetër presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, tha se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes.

Ai takoi përfaqësuesit e serbëve nga Kosova mbrëmjen e 28 dhjetorit në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën. Pas takimit, Vuçiç lexoi konkluzionin e përfaqësuesve të serbëve nga veriu i Kosovës, lidhur me heqjen e barrikadave.

“Besimi i serbëve në institucionet diskriminuese të Prishtinës nuk ekziston, dhe është i pamundur të arrihet”, thuhej në konkluzionin e lexuar nga Vuçiç.

“Ne nuk kemi besim te [kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti, dhe nuk mund të kemi. Nëse vazhdojnë arrestimet dhe terrori kundër popullit serb, do ta mbyllim përgjithmonë veriun e Kosovës për institucionet diskriminuese të Prishtinës. Pastaj, do të vendosim barrikada që nuk do të hiqen kurrë dhe që për Prishtinën ato do të jenë një kufi që nuk do të kalohet kurrë”, u tha në deklaratën që e lexoi Vuçiç.

Vuçiq tha se në këtë deklaratë kërkohet nga ai “të mos ketë njohje të pavarësisë së Kosovës, në asnjë formë, sepse është territor i Serbisë”. I pyetur nga gazetarët për kthimin e serbëve nga veriu në institucionet e Kosovës, Vuçiç u përgjigj se “heqja e barrikadave nuk ka të bëjë me këtë çështje”.

“Kthimi në institucione kushtëzohet me Marrëveshjen e Brukselit, e cila flet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha ai.

Heqja e barrikadave në veri, Kurti: Ata që i vendosën u lodhën dhe po i heqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi serbët kanë filluar të heqin barrikadat në veri. Kurti ka reaguar në pritjen e organizuar për gazetarët me rastin e festave të fundvitit. Kurti tha se serbët vetë i vendosën barrikadat dhe vetë i hoqën pasi janë lodhur duke bllokuar veten.
“Barrikadat po hiqen, të dielen e thamë që është çështje ditësh se kur do të largohen, edhe më mirë që kjo do të bëhet pa ndërhyrjen e Policisë tonë. Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato, me fjalë tjera janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten,” – u shpreh Kurti pa e përmendur fare rastin e Pantiçit.

Çfarë ka ndodhur?

Prej datës 10 dhjetor disa serbë në Veri të Kosovës kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Kjo ka qenë përgjigja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiç, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij fillimisht i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa dje u dërgua në në arrest shtëpiak. Pantiç dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe Bashkimi Evropian kanë thënë se presin që barrikadat të hiqen nga personat që i kanë ngritur ato. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret që misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, t’i largojë barrikadat në veri, ndërsa dje paralajmëroi se koha po mbaron.  Autoritetet serbe kanë thënë se janë tronditur “me deklaratat e disa zyrtarëve evropianë që kanë bërë thirrje për largimin e barrikadave”.

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka thënë se “receta” për heqjen e barrikadave është “lirimi i të gjithë serbëve të arrestuar, tërheqja e njësive policore nga veriu dhe heqja e listave sekrete për vrasjen e serbëve”. Më 27 dhjetor, pikëkalimi kufitar i Merdares – që lidh Kosovën me Serbinë – u mbyll pas barrikadave të vendosura në territorin e Serbisë, që ishte e para jashtë territoritit të Kosovës, por që sot u lirua.

Te tjera

Lajme te tjera