E diel, 16 Gusht, 2026

Mbappe nuk ikën pa trofe në Francë, Messi lojtari më i mirë i Kupës së Botës

Share

Argjentina është kampionia e re e Botës. Skuadra e Lionel Scalonit fitoi pas penalltive me Francën në finalen e “Lusail Stadium” për Katar 2022. Pas 120 minutave lojë sfida u mbyll mes emocionesh 3-3, ndërsa nga penalltitë Argjentina u tregua më e saktë (4-2). Kështu Argjentina merr trofeun e tretë të Botërorit, teksa dy të parët i ka siguruar në vitet 1978 dhe 1986. Pas 36 vitesh pritje Lionel Messi me shokë i dhurojnë kombit të tyre trofeun më të rëndësishëm, duke bërë që kapiteni i skuadrës dhe gjithë lojtarët të shënojnë emrin me gërma të arta në histori. Në karrierën e Messit trofeu i Kupës së Botës ishte i vetmi që mungonte, duke bërë që “Pleshti” të realizojë ëndrrën e tij dhe të një kombi të tërë.

Gjatë këtij Botërori Kylian Mbappe shënoi tetë gola duke merituar “Këpucën e Artë”, për të lënë në vendin e dytë me shtatë gola Messin.

Për këtë Botëror janë ndarë edhe çmimet:

Topi i Artë – Lionel Messi (Argjentina)  merr trofeun e lojtarit më të mirë të Botërorit

Këpuca e Artë – Kylian Mbappe (Franca) me 8 gola shpallet golashënuesi më i mirë i Botërorit.

Dorëza e Artë – Emiliano Martinez (Argjentina) shpallet portieri më i mirë.

Lojtari më i mirë i ri – Ky çmim jepet që nga viti 2006 dhe i dedikohet lojtarit më të mirë të turneut nën 21 vjeç. Këtë edicion Enzo Fernendez i Argjetinës merr këtë tofe.

Shifrat/ Golashënuesit e Botërorëve, Mbape kalon Mesin

Me golin e shënuar me penallti në portën e Lloris në minutën e 23-të, 7 herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Mesi, u bë i pari futbollist në histori që gjen golin në çdo fazë në Botërorit, në grupe, 1/8-at, çerekfinale, gjysmëfinale e finale. Por listën e golashënuesve e udhëheq Miroslav Klose i Gjermanisë, edhe pse Mesi u afrua. Lista e golashënuesve: Miroslav Klose 16 gola – 24 ndeshje; Ronaldo (fenomeni)– 15 gola në 19 ndeshje; Gerd Myler – 14 gola në 13 ndeshje; Just Fontaine –13 gola në 6 ndeshje; Pele – 12 gola në 14 ndeshje; Kilian Mbape 12 gola në 14 ndeshje. Lionel Mesi 12 gola në 26 ndeshje; Sandor Kocsis – 11 gola në 5 ndeshje. Siç shihet, Mesi është në gjendje të luajë edhe në një Botëror tjetër dhe nëse do ta ruajë formën e tij mund të thyejë çdo parashikim në statistikat personale në historinë e Kupës së Botës, për të qenë më i miri në minuta, ndeshje, gola dhe asiste në një Botëror. natyrisht, emra si Klose, Ronaldo fenomeni etj, kanë luajtur sulmues të mirëfilltë, kurse Mesi nuk është sulmues i mriëfilltë, ai është më tepër organizator pas sulmuesve, e megjithatë arrin të bëjë shumë për Argjentinën.

Te tjera

Lajme te tjera