E premte, 23 Tetor, 2026

Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, ja 134 institucionet që preken

Share

Janë 134 drejtuesë të institucioneve dhe agjencive në varësi të ministrive, të cilëve, sipas urdhërit të kryeministrit Edi Rama, u është kërkuar dorëheqja, në kuadër të një procesi vlerësimi dhe rinovimi. Përjashtim bëjnë vetëm ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit dhe Policia e Shtetit.

Sipas listave të verifikuara, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, është ajo me numrin me të madh të institucioneve në varësi, 31 të tilla. Në vend të dytë ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, së cilës i përgjigjen 21 institucione. Më pak nga të gjitha ka Ministria e Jashtme, me vetëm 3 agjenci.

Sipas burimeve, çdo drejtor, bashkë me dorëheqjen, duhet të dorëzojë listën e punëve që ka bërë në krye të detyrës, duke dëshmuar performancën e tij. Në këtë mënyrë mund të fitojë të drejtën për të rikandiduar në pozicionin që mban, por vetëm pas një shqyrtimi që do të bëhet nga Ministria e re e Administratës Publike, në krye të së cilës është Adea Pirdeni.

MINISTRIA E ENERGJISË DHE INFRASTRUKTURËS – 21

1. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

2. Shërbimi Gjeologjik Shqiptar

3. Nisma për transparencë në industrinë nxjerrëse

4. Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial

5. Agjencia Kombëtare Bërthamore

6. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera

7. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit

8. Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit

9. Agjencia për Eficencën e Energjisë

10. Qendra e Grumbullimit dhe Trajtimit të Kimikateve të Rrezikshme

11. Autoriteti Rrugor Shqiptar

12. Autoriteti Kombëtar i Investigimit për Sigurinë  e Operimit në Aviacionin Civil

13. Drejtoria e Përgjithshme Detare

14. Instituti i Transportit

15. Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve

16. Autoriteti i Sigurisë Hekurudhore

17. Autoriteti i Aviacionit Civil

18. Autoriteti Rregullator Hekurudhor

19. Autoriteti Kombëtar i Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Hekurudhore dhe Detare

20. Qendra Rajonale e Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para (EIT Raë Materials Regional Innovation Center)

21. Albcontrol

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL – 10

1. Agjencitë Rajonale

2. Drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit

3. Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësorë – QTTB

4. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

5. Agjencia e Zhvillimit Bujqesor Rural – AZHBR

6. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare – ISUV

7. Drejtoria e Sherbimit te Peshkimit dhe Akuakultures

8.Agjencia Kombëtare e Duhan Cigareve

9.Enti Shteteror i Farave dhe Fidaneve

10.Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

MINISTRIA E EKONOMISË DHE INOVACIONIT – 14

Institucionet në varësi të Ekonomisë

1. Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale

2. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA)

3. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive

4. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT)

5. Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH)

6. Qendra Kombëtare e Biznesit

7. Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit

8. Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore

9. Drejtoria e Pergjithshme e Standardizimit

10. Enti Kombëtar i Banesave

11. Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve.

12. Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë

Institucionet në varësi të Inovacionit

1.Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës

2.Startup Albania

MINISTRIA E BRENDSHME – 14

1. Garda e Republikës

2. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

3. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit

4. Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK)

5. Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV)

6. IdentiTek ShA

7. Illyrian Guard

8. Shërbimi Zjarrfikës

9. Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

10. Qendra e Pritjes për Azil

11. Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë

12. Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme

13. Prefektët e 12 Qarqeve

14. Struktura e Ministrisë së Punëve të Brendshme – 2026

MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURËS DHE SPORTIT – 31

TURIZMI

1.Agjencia Kombëtare e TurizmiT  

2. Agjencia Kombëtare e Bregdetit

KULTURA

1. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë

2. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor

3. Teatri Kombëtar

4. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

5. Galeria Kombëtare e Arteve

6. Cirku Kombëtar

7. Muzeu Historik Kombëtar

8. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar Korçë

9. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”

10. Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”

11. Muzeu Kombëtar i Pavarësisë Vlorë

12. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturor

13. Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore

14. Qendra Kombëtare e Kulturës për fëmijë, Teatri i kukullave

15. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit

16. Qendra Muzeore Durrës

17. Qendra Muzeore Krujë

18. Qendra Muzeore Berat

19. Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale

20. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat

21. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Tiranë

22. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër

23. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë

24. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë

25. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër

26. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit

27. Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis

28. Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Butrint

SPORTI

Agjencia e Shërbimit të Sporteve

MINISTRIA E JASHTME – 3

1.            Agjencia kombëtare e diasporës

2.            Qendra e studimeve dhe publikimeve arbëreshE

3.            Drejtoria e shërbimit të trupit diplomatik

MINISTRIA E FINANCAVE – 8

1. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

2. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

3. Qendra e Trajnimit të Administrës Tatimore dhe Doganore

4. Agjencia e Inteligjencës Financiare

5. Autoriteti i Mbikqyrës së Lojërave të Fatit

6. Agjencia e Trajtimit të Kredive

7. Drejtoria e Përgjithshëm e Taksës së Pasurisë

8. Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve për Fondet e BE-së, BB-së dhe Donatorëve të Tjerë

MINISTRIA E MBROJTJES – 14

1. Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM)

2. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC)

3. Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura (AQFA)

4. Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE)

5. Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit (DPRMSH)

6. Drejtoria e Shifrës (DSH)

7. Instituti i Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake (IGJIU)

8. Military Export Import Company (MEICO)

9. Njësia Mjekësore Ushtarake Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit (PUJV)

10. Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH)

11. Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes (QKMBM)

12. Muzeu i Forcave të Armatosura (MFA)

13. Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD)

14. Roja Bregdetare (RB)

MINISTRIA E DREJTËSISË – 12

1. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

2. Drejtoria e Pergjithshme e Përmbarimit

3. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës

4. Agjencia e Trajtimit të pronave

5. Agjencia Kombëtare e Falimentit

6. Qendra e Botimeve Zyrtare

7. Drejtoria e Ndihmes Juridike Falas

8. Instituti i Mjekësisë Ligjore

9. Komiteti Shqiptar i Birësimeve

10. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve

11. Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor

12. Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve

MINISTRIA E MJEDISIT – 5

1. Agjencia Kombëtare e Mjedisit

2. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

3. Agjencia Kombëtare e Pyjeve

4. Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve

5. Zyra e Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”

24 INSTITUCIONE NE VARESi TE KRYEMINISTRISË

124 në total pa përfshirë institucionet në varësi të Qeverisë

Te tjera

Lajme te tjera