E shtunë, 26 Shtator, 2026

Kushte atmosferike të qendrueshme dhe reshje në zonat malore/ Parashikimi i motit për sot, 31 gusht 2026

Share

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët gjatë orëve të paradites.

Sipas MeteoAlb, pjesa më e madhe e territorit do të karakterizohet nga intervale të gjata me diell, ndërsa kthjellimet më të theksuara priten përgjatë vijës bregdetare.

Gjatë pasdites, në të gjithë vendin do të ketë kalime të lehta vranësirash. Më të dukshme ato do të jenë në zonat lindore e malore, ku mund të shfaqen edhe rrebeshe të izoluara shiu. Kjo situatë pritet të vijojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të ndjeshme. Vlerat minimale do të regjistrohen në 15°C në Ersekë, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 35°C në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë me intensitet mesatar nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa në momente të caktuara shpejtësia e saj mund të kalojë 50 km/h. Si pasojë, në brigjet detare pritet dallgëzim deri në 3 ballë.

Te tjera

Lajme te tjera