E shtunë, 26 Shtator, 2026

Njihuni me parashikimin e motit, e dielë, 23 gusht 2026

Share

Ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Sipas SHMU moti sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, në verilindje-juglindje do të ketë vranësira mesatare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës deri ato të pasdites. Pas orëve të pasdites pritet mot kryesisht i kthjellët.

Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale, ashtu edhe në ato maksimale. Termometri do të luhatet nga 16°C në orët e mëngjesit deri në 38°C gjatë mesditës.

Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në formë pikash në mënyrë të izoluar në veri e lindje, përgjatë maleve.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 15 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Te tjera

Lajme te tjera