E martë, 14 Korrik, 2026

Brizida Gjikondi bën paralajmërimin e fortë dhe godet Ramën e Berishën: Protesta do të shkërmoqë kastën politike, ‘Davidët’ e Shqipërisë po rrëzojnë ‘Golinë’

Share

Rigels SELIMAN

Protesta që po mbahet prej më shumë se një muaji në Tiranë kundër qeverisë dhe asaj që protestuesit e cilësojnë si kastë politike të konsoliduar, vijon të jetë në qendër të debatit publik. Në një reagim të gjatë, juristja e njohur, Brisida Gjikondi e përshkruan këtë lëvizje si një moment të rëndësishëm për shoqërinë shqiptare, duke e krahasuar përballjen me historinë biblike të Davidit dhe Golisë. Sipas saj, qytetarët që janë pjesë e protestës përfaqësojnë një përpjekje për ndryshim dhe përballje me një sistem që ajo e konsideron të konsumuar.

Zonja Gjikondi shprehet se protesta është paqësore dhe se ajo nuk drejtohet vetëm kundër një force politike, por kundër një modeli qeverisjeje dhe një klase politike të vjetër, e cila kryesisht dominohet nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ajo argumenton se pas më shumë se 30 vitesh tranzicion, qytetarët kanë dalë në sheshe për të kërkuar një kapitull të ri për vendin. Në mesazhin e saj, juristja thekson se besimi, ndërgjegjësimi qytetar dhe pjesëmarrja në protestë janë faktorët që, sipas saj, mund të sjellin ndryshimin.

Më tej juristja e njohur, Brisida Gjikondi e cilëson këtë periudhë si një pikë kthese, duke deklaruar se Shqipëria ndodhet përballë një momenti historik. Ndërkohë kujtojmë se në traditën biblike, përballja mes Davidit dhe Golisë simbolizon luftën mes të voglit dhe të fuqishmit, mes besimit dhe forcës së papërpunuar. Davidi, një bari i ri pa ushtri dhe pa armë të rënda, përballet me Golinë, luftëtarin gjigant që përfaqësonte fuqinë, arrogancën dhe epërsinë fizike.

Sipas rrëfimit biblik, Davidi e mposhti Golinë jo përmes forcës, por përmes guximit, besimit dhe vendosmërisë. Për këtë arsye, kjo histori është kthyer në simbol të përballjeve, ku një palë që duket më e dobët arrin të sfidojë dhe të mposhtë një kundërshtar shumë më të fuqishëm. Më poshtë po pasqyrojmë analizën e plotë të juristes Gjikondi të publikuar nga “Alfapress.al”.

Ja reagimi i plotë i zonjës Gjikondi

“Në Shqipëri po rishkruhet një histori biblike, ajo e Davidit të përbuzur dhe e përbindëshit Golia. Historia ku Davidi e mposhti vetëm me forcën e shpirtit, moralit dhe të Zotit, Golian, i cili simbolizon mëkatin, forcën brutale dhe arrogancën. Prej 40 ditësh sistemit të gangrenizuar të pushteteve në Shqipëri, po i bie këmbana e fundit. Ata janë bërë bashkë si mishi me thoin. Politikë e vjetër, megabizneset imorale, media dhe pseudo intelektualë të dy lekëshit. Edi Rama tashmë “I gjeta në llum, sot protestojnë!”/ Rama sjell fjalët e kryebashkiakut të tij dhe bën ndarjen: Njerëzit kanë pritshmëri, sot s’jemi më shoqëri e varfër Kryeministri Edi Rama hapi dje fjalën e tij në prezantimin e programit “Rilindja Urbane 2.0” me një episod, që sipas tij shpjegon më së miri ndryshimin e pritshmërive të qytetarëve pas transformimeve të viteve të fundit.

Duke rrëfyer bisedën me një prej kryebashkiakëve, i cili ishte përballur me protesta nga banorët e një lagjeje ku ishin kryer investime, Rama u ndal te dallimi mes “mosmirënjohjes” dhe “pritshmërisë”, duke theksuar se reagime të tilla janë shenjë e një stadit të ri zhvillimi. “Fakti është që sa më shumë përmirësohen kushtet, aq më shumë bie në sy si e papranueshme ajo që mungon dhe kjo nuk është mosmirënjohje, është pritshmëri për standarde të tjera”, u shpreh kreu i qeverisë, ndërsa shtoi se programi i parë i Rilindjes Urbane e ka përmbushur misionin e tij dhe se vendi tashmë ka hyrë në një fazë ku qytetarët kërkojnë më shumë sesa investime bazë në infrastrukturë.

Duke bërë një krahasim me të kaluarën, Rama kujtoi se sheshet kryesore të qyteteve shqiptare dikur ishin simbol i rrënimit dhe degradimit, ndërsa sot sipas tij ato janë kthyer në hapësira publike që pasqyrojnë një realitet krejt tjetër. Ai theksoi se transformimi i shesheve, rrugëve, ndriçimit, shkollave dhe infrastrukturës ishte përgjigjja ndaj një Shqipërie që dilte nga një periudhë e gjatë braktisjeje, ndërsa sot sfida lidhet me cilësinë e shërbimeve dhe përvojën që u ofrohet qytetarëve. Kryeministri solli në vëmendje edhe ndryshimin e mënyrës se si perceptohen investimet publike, duke kujtuar se dikur mjaftonin ndërhyrje minimale për të fituar mbështetjen e qytetarëve. “Këtu ka shumë veteranë si puna ime dhe ishte një kohë që fitoheshin zgjedhje me çakull, dy kamionë që hidheshin në një gjurmë rruge… Sot kilometrat që ekzistojnë nuk janë fare në vëmendje, janë kilometrat që mungojnë”, deklaroi Rama, duke e cilësuar këtë si tregues të rritjes së standardeve dhe pritshmërive të shoqërisë shqiptare. ti përpiqesh t’i bindësh se e bardha është e bardhë dhe e zeza është e zezë, janë të parët që të tradhtojnë. Të heshturit dhe asnjanësit e kësaj kohe s’i duhen askujt, as vetes.

Protesta është pastrimi 35-vjeçar i këtij vendi, i shesheve dhe i rrugëve të tij kryesore. Vlorës i ra kurora, sepse duhet të dish ti mbash jo vetëm ti fitosh kurorat. Tashmë atë e ka Tirana, e ka Shqipëria. është lakuriq, i shëmtuar në pashpirtësinë e tij, i ligsht në hipokrizinë e tij, tradhtar par excellence ndaj shpirtit të Kombit të tij. Nuk është i majtë, nuk është i djathtë, nuk është anarkist, është thjesht i mjerë, ai dhe ata që e rrethojnë dhe nuk i thonë që është dhe janë lakuriq.

Prej dekadash këtij populli në anestezi u përpoqën ta dëbonin nga tokat e tij, duke i thënë që fajin e ka toka e të parëve, duke ju thënë se ligësia është normalitet, dhe korrupsioni është kodoshllëk. Nuk do doja të zgjatesha shumë në fjalë, pasi mendoj se tani është koha e sheshit, si në Greqinë e lashtë, shesh të cilit nuk i jam ndarë që në ditën e parë. Aty mes njerëzve si një numër dhe jo si një simbol. Simbol janë të rinjtë ose Davidët e epokës tonë. Askush nuk ka nevojë për ligjërime dhe shpjegime dhe mbushje mëndje, pse duhet të jetë në shesh, pasi qenia aty është raporti me veten dhe me përkatësinë kombëtare dhe genetike. Dikur në një vend të shenjtë, një grua irlandeze u shpreh; kurrë mos i mbush mendjen askujt, besimi vjen nga brenda, jo nga jashtë.

Dhe kjo është e vërtetë. Të gjithë komentet dhe habitë që kanë dashur të përplasen tek unë i kam devijuar me heshtje, sepse jeta na mëson që ata që S’ka kthim prapa, më prapa nuk kishte ku të shkonte. Ne ishim zombi dhe eunuk të së keqes në vendin tonë. Zoti na dha dorën dhe ne e kapëm momentin historik. Prej 40 ditësh pushteti shikon si shkërmoqet makiazhi i tij dhe si fytyra antikombëtare, po i del në pah. Protesta është paqësore, horizontale, shumëngjyrëshe, ashtu siç i ka munguar kahershëm këtij kombi. Nuk ka armiq, nuk ka urrejtje ka vetëm neveri dhe mëshirë për pabesitë dhe tradhtitë. Dhe kush vë në dyshim fitoren e kësaj lëvizje epokale i rikujtoj sërish një histori biblike, atë të Rënies së Jerikos, pa dhunë, pa gjak, pa vëllavrasje vetëm me shpirt e besim në Zot. “Se Zoti vetë e tha me gojë. Që kombe shuhen përmbi dhe, Por Shqipëria do të rrojë; Për të, për të luftojmë ne”!”, shkruan juristja dhe aktivistja e njohur, Brizida Gjikondi.

Te tjera

Lajme te tjera