Mimoza Ahmeti, poetja dhe artistja e njohur ka triumfuar në edicionin e tretë të spektaklit televiziv “Ferma Vip 3”. E bërë pjesë e këtij reality show që nga dita e parë, Moza ka arritur të fitojë zemrat e publikut, duke dalë më e votuara. Në podin final, Moza ishte bashkë me Ilir Shaqirin, ku me shumicë votash ajo ka marrë çmimin e madh prej 129 mijë euro. “Falenderoj produksionin, por pa publikun nuk do isha këtu. Nga ana tjetër, bashkëjetova për disa muaj dhe pa raportet e gjithësecilëve nuk do kisha bërë ato zbulime që bëra”, tha Moza. Në vend të tretë u rendit Vis Pupa, në vend të katërt Soni Malaj dhe në vend të pestë Bujaka.
