E enjte, 16 Prill, 2026

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në “BBVA” dje

Share

#1. Selin tenton të përçajë Mirin dhe Rogertin

Nuk të përçajnë dot nëse s’je gati të përçahesh. Arbri e quajti lëvizje të zgjuar të Selin.

Rogerti nga ana tjetër pretendoi se Selin kuptoi vlerën e Mirit kur dolën jashtë dhe pa mijëra fansat që ishin mbledhur për ta mbështetur. “Patjetër,” e mbështeti dhe Miri, “pa ne s’ka lojë ajo.”

Me këtë rast Rogerti sqaroi dhe fantazinë e filmit me Selin që e paskemi keqkuptuar, ai e kishte fjalën “për një film dramatik, si i Oltës dhe Luizit”. Dikush duhet t’i thoshte që Olta dhe Luizi kanë bërë film komedi.

“Kokrrën e…” e kemi keqkuptuar gjithashtu miq. Miri, Rogerti, Edisa u gajasën kur u tha kjo për Selinën sepse kishte kuptimin “kokrra e yllit”!!! Paj Zotin me këto emisione që meritojnë të sabotohen totalisht.

#2. Data e finales

Mund të ishte thënë thjesht 18 prill dhe 4 finalistë, por Topi ashtu kishte ca gjëra për të vërtetuar. Khëm-khëm:

#3. Rrengu epik i Rogertit

Me rastin e festës së 1 Prillit, për të ndryshuar nga herët e tjera, Rogerti i tregon Monikës të vërtetën për raportin e tyre, duke zbuluar më tej se në fakt po i punonte rreng. Rogerti e akuzoi rëndë opinionisten duke i thënë se i ka blerë ca brioshë para 5 muajsh dhe paniku në sytë e Monikës tregote vetëm një gjë: Rogerti ia kishte paguar vërtet ata brioshë.

#4. Linja e jetës së Selin dhe surpriza nga mami

Surpriza e mamit që në fillim nisi gjithë lëvdata e fjalë të mira për të bijën, ndryshoi në fragment sekonde me mamin e Selin që i kërkoi asaj daljen “pasi 48 orët e fundit ishte poshtëruar figura e saj nga dy burra”.

Kështu, mami i tronditi krejt balancat dhe s’kishte publicitete 15-minutëshe që ta bënin Selinën të mblidhte veten dhe të merrte vendimin a do rrinte në shtëpi, a do dëgjonte mamin. Dhe sigurisht, nuk dëgjoi mamin.

#5. Brikena ka ndjenja për Mateon

Tani që do Brikena, s’kemi më nerva ne të tjerët. Por Mateo ka, dhe kjo ka rëndësi. Ndonëse s’ka pasur më puthje në vendin e shenjtë.

#6. Eliminohet Mali

#7. Televotimi për finalistin e parë 

Si lidere e shtëpisë, Brikena pati avantazhin për të nxjerrë së bashku me veten një banor tjetër në televotimin që vendos finalistin e parë të këtij edicioni. Brikena zgjodhi Selinën.

Te tjera

Lajme te tjera