Po zhvillohet sot seanca në GJKKO e dosjes “Plumbi i Artë”.
Henrik Hoxhaj, i pandehur si pjesë e dosjes “Plumbi i artë”, ka zbuluar disa detaje të reja mbi ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura në vend.
Hoxhaj deklaroi se Nuredin Dumani i kishte ofruar 150 mijë euro për vrasjen e Lulzim Mashës dhe 100 mijë euro për vrasjen e të birit.
Ai zbuloi se vajza e Lulzim Mashës kishte qenë e fejuar me një nga vëllezërit Dizdari dhe pas ndarjes, ata nuk i kishin kthyer disa para apo prona që Dizdarët kishin kaluar në emër të tyre.
Në seancë, Hoxhaj theksoi se armën për të vrarë Lulzim Mashën, ia dha ‘sakati’. Ai shtoi se në momentin që do qëllonte Lulzim Mashën, Skerdi Tases i ngeci arma.
“Për Lulzim Mashën, porosinë për këtë rast, Nuredini ma ka dhënë në Kosovë, në Gjilan atje rrinte. Porosia fillimisht ishte për djalin e Lulzim Mashës, por nuk e gjetëm. Nuredini më tha se vajza e Lulzim Mashës kishte qenë e fejuar me një nga vëllezërit Dizdari dhe pas ndarjes, këta Mashat nuk i kishin kthyer disa para apo prona që Dizdarët kishin kaluar në emër të tyre.
Armen për ngjarjen na e dha “sakati”, Nuredini na lidhi me të, kjo arme u përdor, por i ngeci për dreq Skerdit atë ditë, unë kisha berë dhe prova 2 ditë para kisha qëlluar.
Nuk po gjenim të birin dhe menduam të godisnim të atin që të vinte ky nga jashtë, kështu i bënim ne këto punë. Kur bëmë ngjarjen ndaj Lulzim Mashës, unë dëgjoja çdo gjë në radio, se kisha radio policie. Skerdi doli huq dhe i ngeci arma, në radio jepeshin përshkrimet e tij, me këtë bluzë kaq i gjatë etj.”, tha Hoxhaj.
