E shtunë, 2 Maj, 2026

Nga Morina në Tufinë nën vëzhgim/ Kapet me 10 pistoleta i riu nga Kosova, 27-vjeçari do i shiste në Fresk! 2 të tjera ia shiti më herët agjentëve të infiltruar

Share

Policia e Tiranës ka goditur ditën e sotme një tjetër rast të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Barriera”, u sekuestruan 12 pistoleta “Glock” me municion luftarak dhe u arrestua në flagrancë një 27‑vjeçar nga Kosova.

Aksioni u zhvillua pas disa javë hetimesh me metoda proaktive, në bashkëpunim mes specialistëve të Komisariatit Nr. 4, Forcës Operacionale të DVP Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, policia lokalizoi automjetin tip “Volkswagen” të drejtuar nga i riu dhe ndërhyri duke e ndaluar. Gjatë kontrollit, nën kofanon e mjetit u gjetën 10 pistoleta “Glock”, ndërsa në vijim u sekuestruan edhe 2 armë të tjera, duke e çuar totalin në 12.

Hetimet kanë zbuluar se armët do të shiteshin në zonën e “Freskut”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Te tjera

Lajme te tjera