Në ditët me reshje shiu, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit (DPPGJ) Bashkia Tirane ka intensifikuar punën në terren, duke pasur si prioritet kryesor pastrimin e zgarave dhe kanaleve kulluese.
Këto ndërhyrje kanë për qëllim parandalimin e bllokimeve të mundshme të shkaktuara nga grumbullimi i gjetheve dhe mbetjeve të tjera, si dhe garantimin e funksionimit normal të infrastrukturës urbane.
Punonjësit e DPPGJ janë në terren dhe në gatishmëri të vazhdueshme për të siguruar mbarëvajtjen e qytetit dhe për të reaguar në kohë ndaj çdo situate të krijuar nga kushtet atmosferike.
