E premte, 17 Prill, 2026

“Uroj sa më pak makëturi dhe mllef”/ Elisa Spiropali mesazh të koduar në prag të Pashkëve Ortodokse

Share

Deputetja socialiste, Elisa Spiropali ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët, në një postim në “Facebook”, por me një mesazh të koduar. Krahas urimit për besimtarët, ajo ka theksuar nevojën për më pak urrejtje, mllef dhe përçarje në shoqëri.

Ja postimi i plotë i znj. Spiropali

Krishti u ngjall!

Nga e premtja e zezë e sakrificës, në të dielën e madhe të Pashkës, me ngjalljen e Tij, zgjohet shpresa e të vuajturve, të shtypurve, të vetmuarve, të sëmurëve, të izoluarve, ngushëllimi i të gjithëve që vjen nga besimi se s’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë.

Për çdo vuajtje ka një lehtësim, për çdo padrejtësi ka një shpërblim, për çdo ego të sëmurë ka një çmim.

Në këtë Vigjilje të Pashkës Ortodokse, për njerëzit e vendit tonë të jashtëzakonshëm, uroj sa më pak mllef, mosmarrëveshje, hidhërim, makutëri, urrejtje, dhe sa më shumë mirëkuptim, liri, mbrothësi, punë dhe begati.

Ta duam më shumë njëri-tjetrin dhe ta trajtojmë me më shumë përkujdesje tokën tonë të përbashkët.

Gëzuar, Pashkë të bekuara!

Te tjera

Lajme te tjera