E hënë, 20 Janar, 2025

Peticioni kundër Kim, PS: Sulm i turpshëm i Berishës! Me asnjë prej ambasadorëve të SHBA në Tiranë s’ka pasur marrëdhënie të mira! Po nxit anti amerikanizmin

Share

Nga Fieri, ku ka marrë pjesë në një aktivitet atje,  kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka quajtur të turpshëm peticionin online, që është firmosur nga mijëra qytetarë kundër ambasadores amerikane Yuri Kim.

Sipas tij këto janë lojëra të turpshme të Sali Berishës që po nxit anti amerikanizmin në Partinë Demokratike.

“Ky sulm ndaj një prej ambasadorëve më të mirë që ka pasur ndonjë SHBA në këtë vend. Me cilin prej ambasadoreve amerikanë në këto 30 vite ka pasur marrëdhënie të mirë Sali Berisha? Me cilin? Tani nxit këto lloj peticionesh”, tha Balla.

Te tjera

Lajme te tjera