Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë në emisionin ‘Kjo Javë’ me gazetaren Nisida Tufa, komentoi zhvillimet politike në PD. I pyetur nëse ka qetësim të situatës me tij dhe kreut të PD Lulzim Bashës dhe nëse do të ketë negociata mes tyre, Berisha tha se 6 marsit ishte një leksion shumë i rëndësishëm për të gjithë opozitarët e vërtetë.
Pjesë nga biseda në studio:
Qetësim të situatës me kreun e PD Lulzim Basha?
Berisha: Leksioni i 6 marsit është i rëndësishëm për të gjithë opozitarët e vërtetë. Unë po punoj me të gjithë mundësitë e mia për bashkimin e PD.
Deri ku arrijnë mundësitë, a ka negociata mes jush?
Berisha: Gjithçka përcaktohet nga qëndrimi i votës së lirë. Basha është shkarkuar nga referendumi i 18 dhjetorit. Në nuk kemi përjashtime ai do të ketë të drejtë të kandidojë në të gjitha forumet e sa nëse do pranojë votën e lirë. Nuk ka pasur negociata, ka pasur zhvillim, një personalitet i rëndësishëm ., Elmar Brok, që ka bashkëpunuar me Bëshën erdhi në Tiranë. Pasi diskutuam në takimin e parë , më thotë Sali në Uashington dhe Bruksel ka një problem, më thonë se Berisha është në moshë për këtë detyrë. Përgjigja ime ishte: I dashur mik, rikthimi nuk ndodh pse do, ka të bëjë me një tërësi faktorësh që ndodh shumë rrallë në histori dhe vetë fakti që ndokush mendon se kush duhet apo nuk duhet të jetë kryetari i PD , më bën të vrapoj të kandidoj dhe të mos pranoj asnjë ndërhyrje të cilitdo për të na diktuar kryetarin e partisë, sepse partia ime duhet të jetë sovrane. Dhe tjetra sot botën e drejtojnë bashkëmoshatarë të Berishës. Pse tjetër është mosha për një amerikan dhe tjetër për një shqiptar. Mua mosha nuk më shqetëson aspak, por më ka pasuruar dhe Berisha kësaj here do të bëjë gjithçka për të projektuar mandate më të mira.