E hënë, 20 Janar, 2025

Frrok Çupi plas “bombën”: Meta-Berisha kokat e vrasëseve me pagesë në Shqipëri, ja si kreu i “Foltores” i lau me para personat që eliminuan Remzi Hoxhën dhe 4 protestuesit e “21 janarit”

Share

Dyshimet se edhe në masakrën e Fushë-Krujës ku mbetën të vrarë tre persona janë angazhuar vrasës me pagesë, shtojnë bindjen se në tregun e krimit, përherë e më shumë grupet kriminale po paguajnë për të eliminuar rivalët e tyre. Kjo metodë, në mënyrë të veçantë sipas policisë, po përdoret në vrasje të nivelit të lartë, gatë përplasjeve të organizatave dhe grupeve të organizuara, të cilat për të qenë të sigurta për ekzekutimin, urdhërojnë dhe paguajnë. Lidhur me ngjarjen tronditëse, ka reaguar dhe analisti i njohur Frrok Çupi. Teksa ky i fundit flet për vrasjet me pagesë, Çupi ka hequr një paralele me vrasje të bujshme ku është implikuar dhe politika shqiptare. about:blank

Trazirat e ’97

Analisti kujton  trazirat e vitit 1997 dhe përfshirjen e presidentit shqiptar në atë kohë. “Trajta kulmore e kësaj ‘pagese me nderin’ është shfaqur në fund të marsit të viti 1997, rasti: në rrugën e vjetër buzë lumit Fan. Presidenti i Republikës kishte lëshuar thirrjen ‘të sulmojmë Jugun, se po na sulmojnë!’, dhe u mbushën kamionë me militantë e të rinj që çoheshin në Vlorë. Në të errur, një djalë trembëdhjetë a katërmbëdhjetë vjeç, nis e qan dhe thërret ‘o nanë, dua të shkoj në shtëpi’. Përgjegjësi i ngarkesës i tha të pushonte se po ‘shkojmë në luftë!’. Djali nuk pushoi, por kërceu nga makina. Tjetri nxori kallashin dhe e la djaloshin në gjak aty në cep të rrugës. Makina shkoi drejt Vlorës. U vranë me mijëra me atë rast, të gjithë me pagesën e shtetit. Por ky djalë buzë Fanit u vra me ‘pagesën e nderit’ që përgjegjësi i makinës i kishte dhënë fjalën presidentit”, shkruan Çupi.

Vrasja e Remzi Hoxhës

Ai flet për vrasjen tronditëse të Remzi Hoxhës. “Në tetor të vitit 1995, një tufë me agjentë të SHIK-ut u vërvitën në biznesin e Remzi Hoxhës, Remziun e futën në një makinë, e drejtuan drejt zyrave të SHIK në Shëngjin, dhe nuk e ka parë kurrë më njeri. Truproja më i afërt i presidentit ka thënë se ‘trupin ia hodhën në det’. Djali i Remzi Hoxhës ka deklaruar: “Personat e implikuar nga më i larti janë: Sali Berisha, Bashkim Gazidede, Ilir Kumbaro, Arben Sefgjini, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi”. Vrasës me pagesë, si këta mbi ‘Urë’. Këtë Arben Sefgjinin, edhe pse i dënuar si pjesëmarrës në vrasje, kryeministri Berisha e emëroi Drejtor i Drejtorisë së Tatimeve. Shkonte e kthehej nga zyra i ruajtur nga një vargan me policë, i burgosur por megjithatë ‘Drejtor i Madh’. Berisha po i paguante hakun e vrasjes, e paguante me post”, shkruan analisti.about:blank

4 protestuesit e “21 janarit”

Çupi në fund ka përmendur dhe vrasjet e 21-Janarit. “Janë pikërisht ata që e kanë paguar vrasjen e të tjerëve me histerinë për të qëndruar në pushtet me çdo kusht; dhe tani projektojnë veten në urën mbi Fushë- Krujë. Në 21 Janar 2011, qeveria vrau katër protestues kundër korrupsionit; i vrau mu në oborrin e selisë së qeverisë. Sot e kësaj dite, ish- kryeministri mban peng tytën e armës, plumbin dhe heard- diskun e regjistrimit të vrasjes. Por askush nuk thotë dot se të katër nuk u vranë nga armët e Gardës. Edhe në vrasjen e tre ‘të shënuarve’ në Fushë Krujë del se u përdorën metoda ushtarake. Edhe Fatmir Haklaj është vrarë me mina dhe njerëz të pajisur me uniforma të shtetit. Të gjitha vrasjet e këtij lloji kanë pasur një pagesë, pagesë të rëndë; por ka paguar shteti. Sapo ndodhi ngjarja në Fushë Krujë, ish- kryeministri tha pa u menduar: ‘Po, ka lidhje qeveria me ata!’. I erdhi ajo që kishte bërë”, shkruan Çupi. Në fund ai tha se nëse qytetarët “heqin qafe” Sali Berishën dhe Ilir Metën, përfundon edhe epoka e vrasjes me pagesë nga shteti.

Te tjera

Lajme te tjera