E shtunë, 18 Prill, 2026

“Atë gishtin fute ku të duash”/ Debate në studio, Grida Duma përzë nga emisioni Alfred Lelën

Share

Një përplasje e fortë është regjistruar në studion e emisionit “Top Story”, ku drejtori i komunikimit të Partisë Demokratike, Alfred Lela, është larguar nga studio pas një debati të ashpër me moderatoren Grida Duma.

Situata u tensionua pas një komenti të Lelës ndaj Dumës, çka solli një reagim të menjëhershëm nga moderatorja dhe përshkallëzimin e debatit në tone personale.

Top Channel të do ty këtu për të thënë të vërtetën”, iu drejtua Duma, ndërsa Lela iu përgjigj: “Pse çfarë ishte e pavërtetë? Topi është i joti, penalltinë gjuaje vetë”.

Debati vijoi me tone gjithnjë e më të ashpra, ku Duma deklaroi: “Te fusha ime nuk gjuan dot penallti ti”, ndërsa Lela reagoi duke thënë: “Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam nxënësit yt. Atë gishtin fute ku të duash”.

Përplasja kulmoi kur moderatorja i kërkoi hapur largimin nga studio: “Të nxjerr ty dhe shumë të tjerë që flasin kështu nga studio”, duke sjellë ndërprerjen e pjesëmarrjes së Lelës në emision.

Pjesë nga debati:

Alfred Lela: Diskutimi për IPARD-in është shumë me lidhje për mijëra fermerë shqiptarë.

Grida Duma: Krejt pa lidhje është.

Alfred Lela: Jo, po duhet të flas opozita çfarë do Top Channel.

Grida Duma: Top Channel, Lela, të do ty këtu për të thënë të vërtetën, se me këto rritet audienca.

Alfred Lela: Pse, çfarë ishte e pavërtetë? Topi është i jot, penalltinë gjuaje vetë.

Grida Duma: Te fusha ime nuk gjuan dot penallti ti, sado të zgërdhihesh. Se çdo ‘Topi’ ta tregojë unë tani. Topi do që këto deputetët e Tiranës, që po i bëni ju fresk, të shkojnë te ato pallatet atje.

Alfred Lela: Gishtin mos ma drejto mua, se nuk jam zëdhënësi yt, as rrogëtari yt. Atë gishtin fute ku të duash. Mos ma drejto gishtin mua.

Grida Duma: Ia drejtoj kujtdo që vjen në studion time për qejf.

Alfred Lela: Mos ma drejto gishtin mua.

Grida Duma: Ta drejtoj gishtin 100 herë dhe të nxjerr edhe jashtë sa herë të dua për mungesë etike. Të ikësh, Lela, që çke me atë punë. Dhe fute ti gishtin pastaj. Hajde, ik. /tch/

Te tjera

Lajme te tjera