E mërkurë, 22 Janar, 2025

Akuzat për impiantet e trajtimit të mbetjeve, Rama: Tymnajë e vulëhumburve politikë

Share

Kryeministri Edi Rama u shpreh se, impiantet moderne të trajtimit të mbetjeve, janë investime të mëdha për të shpëtuar zona të tëra të banuara nga plehrat.

Në përgjigje të komentit të një qytetari në Facebook mbi çështjen e impianteve të trajtimit të mbetjeve, Rama u shpreh se, “ato të “ashtuquajtura inceneratorë” janë impiante moderne trajtimi të mbetjeve, të cilat janë investime të mëdha për të shpëtuar zona të tëra të banuara nga plehrat, ndërkohë që këtu s’ka asnjë shpikje për të grabitur paratë e tua, po ka një shpifësirë politike shifrash marramendëse e akuzash monstruoze, ndërkohë që gangrenat mjedisore të plehrave si puna e Sharrës janë mbyllur dhe retë toksike të tymit nga djegia e tyre në natyrë janë zhdukur”.

“Është arrestuar një ish-ministër me akuzën për marrje parash nga kompania dhe për këtë drejtësia do të thotë fjalën e saj patjetër, por kjo është çështje përgjegjësie individuale para ligjit! Kurse të thuash që na qenkan vjedhur qindra-miliona euro, kur veprat janë aty e kur puna e bërë është para syve, e kur ato qindra-miliona euro nuk janë hiç asfare as ashtu e as aq sa thuhen, kjo është një tymnajë, të cilën faktet reale dhe procesi i nisur nga organet reale hetimore, përtej farsës së shpifur të vulëhumburve politikë, do ta tresin njësoj si tymnajat e plehrave të Sharrës!”, theksoi Rama.

Te tjera

Lajme te tjera