Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka ironizuar me kërkesën e Serbisë drejtuar KFOR’it për kthimin e forcave të sigurisë në Kosovë.
Çitaku ka ironizuar duke thënë se edhe ajo “i ka dërguar NASA’s email për të udhëtuar në hënë.
“Gjasat për përgjigje pozitive i kam shumë më të mëdha se Vucic”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Serbia në krye me presidentin e saj, Aleksandër Vuçiç janë në një fazë çmendurie, pasi kanë bërë një kërkesë për kthimin e forcave të cilat janë larguar me dhunë nga NATO pasi Beogradi zyrtar ushtroi gjenocid mbi popullin shqiptar në Kosovë.
Më parë, presidentja e Kosovës, Vjosa Ossmani, ka thënë se “forcat serbe kurrë më në Kosovë”.
