Ish-deputeti dhe ish-ministri demokrat Edmond Spaho, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, ka komentuar konferencën e sotme për shtyp të kreut të demokratëve Sali Berisha dhe mënyrën se si ai është duke e drejtuar partinë.
Kujtojmë se ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike mbajti një konferencë për shtyp, ku u ndal te disa çështje, përfshirë këtu situatën me zjarret, apo brenda PS. Mirëpo sipas këndveshtrimit të Spahos, Partia Demokratike duhet t’i kthejë njëhre sytë nga vetja, dhe të shohë nëse ka një program të sajin, aksion politik apo alternativa.
“Maxhoranca duhet te kete panik, tmerr dhe frike nga opozita, por ne te vertete paska nga vetja.
A ka opozita jone program te sajin, aksion politik te sajin, a ka alternativa te sajat per shqetesimet e qytetareve, a ka opozita veprimtari ne terren?”, ka shkruar Spaho ndër të tjera teksa i drejtohet kreut demokrat me një “listë” pyetjesh, të cilat kërkojnë përgjigje. Ndaj të cilit shprehet se, në rast se Rama “bie” në shtator, ashtu siç ka deklaruar opozita, a ka menduar Berisha se çfarë do bëjë më tej.
“E lodhur, e konsumuar, pa ide dhe kokeforte per te ndryshur, opozita po i drejtohet Shtatorit sipas shprehjes sezon i ri politik, avaz i vjeter”, përfundon ai reagimin e tij.
Postimi i Plotë:
Ku ka katandisur opozita!
Komentuesja e maxhorances!
Nje dite komenton perjashtimin nga mbledhja me Ramen te Kryetares se Bashkise Dimal.
Diten tjeter komenton se kush nga maxhorance nuk ka shkruar statuse kunder protestes.
Ne nje rast te meparshem na siguron qe dy maune me euro jane shkarkuar nga maxhoranca ne portin e Durresit.
Maxhoranca duhet te kete panik, tmerr dhe frike nga opozita, por ne te vertete paska nga vetja.
A ka opozita jone program te sajin, aksion politik te sajin, a ka alternativa te sajat per shqetesimet e qytetareve, a ka opozita veprimtari ne terren?
Kur thua qe Rames i ka ardhur fundi dhe ne Shtator do bjere nga pushteti, a e ke menduar sesi do bjere, se cfare do te besh ti, cfare fronti do ngresh e mobilizosh, si do i tundosh qytetaret, sepse me keto mbrockulla dhe 300 spartanet cdo nate ne proteste Rama rron edhe 100 vjet ne pushtet?
A rrezohet Rama nga pushteti vetem me konferenca bajate shtypi te cilat i kemi sterdegjuar ne 13 vjet dhe nuk frymezojne as vete drejtuesit e PD?
A zhvilloni ju sondazhe per te pare a ju jane shtuar apo pakesuar mbeshtetesit qe nga zgjedhjet e vitit 2025 me modelin e luftes politike qe po ndiqni?
E lodhur, e konsumuar, pa ide dhe kokeforte per te ndryshur, opozita po i drejtohet Shtatorit sipas shprehjes sezon i ri politik, avaz i vjeter.
