E enjte, 21 Maj, 2026

Raporti IBAR për Shqipërinë kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së

Share

Grupi i Punës për Zgjerimin në Bashkimin Europian, COELA, i ka dhënë dritën jeshile raportit të Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme (IBAR) për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Sipas medieve, 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë rënë dakord për një draft të përbashkët, i cili pritet të miratohet zyrtarisht nesër në mbledhjen e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, COREPER.

Drafti i përbashkët u arrit pas afro tre muajsh diskutimesh dhe negociatash mes Këshillit Evropian dhe Komisionit Europian, ndërsa ky i fundit që kishte dhënë më herët një vlerësim pozitiv për Shqipërinë.

Pas miratimit në COREPER, hapi i radhës do të jetë Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cila do të mbahet më 26 maj. Në këtë konferencë, Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama.

Ky zhvillim konsiderohet si një nga fazat më të rëndësishme të negociatave të negociatave për anëtarësim, pasi i hap rrugë avancimit të mëtejshëm të Shqipërisë në procesin e mbylljes së kapitujve me Bashkimin Europian.

Te tjera

Lajme te tjera