E premte, 17 Prill, 2026

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit! Ja kush është z. Hita!

Share

Skënder Hita është emëruar drejtori i ri i Policisë së Shtetit, pas shkarkimit të Ilir Prodës.

Lajmi është bëri i ditur nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për dhënien e gradës Drejtues Madhor dhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Skënder Hita. Ky është një vendim i bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet.

Skënder Hita ka rezultuar ndër kandidatët më të vlerësuar nga një proces konkurrues, duke dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve.

Policia e Shtetit ka një rol kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Prandaj, drejtimi i saj kërkon jo vetëm aftësi profesionale, por edhe ndershmëri, etikë dhe përgjegjësi të lartë publike.

Jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë performancën, të rrisë besimin e qytetarëve dhe të përmbushë me përkushtim misionin e saj në shërbim të sigurisë dhe shtetit të së drejtës.”, thotë ministri.

Ja kush është z. Hita?

Skënder Hitaj, ishte drejtor i drejtorisë së policië Fier dhe është një nga drejtuesit më me përvojë në radhët e Policisë së Shtetit, me një karrierë të ndërtuar në disa nga qarqet më të rëndësishme të vendit dhe në struktura që lidhen drejtpërdrejt me luftën kundër kriminalitetit dhe garantimin e rendit publik.

Gjatë viteve të shërbimit në polici, ka mbajtur detyra drejtuese në qarqe me sfida të konsiderueshme për sigurinë, ndër to edhe në Shkodër.

Përvoja në këtë qark, ku më herë ka shërbyer dhe si zv drejtor i hetimit të krimit, konsiderohet një nga etapat që ka konsoliduar profilin e tij profesional, duke qenë se zona ka qenë historikisht një prej pikave ku strukturat policore janë përballur me ngjarje të rënda kriminale dhe nevojën për një koordinim të vazhdueshëm mes strukturave operacionale dhe hetimore.

Një tjetër etapë e rëndësishme në karrierën e tij lidhet me drejtimin e Policisë në qarkun e Durrësit.

Ky qark përbën një nga zonat më të ndjeshme të vendit për shkak të portit më të madh në Shqipëri, aktivitetit të lartë ekonomik dhe lëvizjes së madhe të njerëzve e mallrave

Gjatë periudhës së drejtimit të strukturave policore në Durrës janë zbardhur edhe disa ngjarje të rënda kriminale. Një nga rastet më të rëndësishme lidhet me zbërthimin e vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqiraj, dëshmia e të cilëve ndihmoi hetuesit të hedhin dritë mbi disa ngjarje të rënda kriminale në Durrës, Tiranë dhe në zona të tjera të vendit.

Në profilin e tij profesional evidentohet gjithashtu fakti se gjatë gjithë karrierës në Policinë e Shtetit, emri i Skënder Hitajt nuk është përfolur për lidhje me krimin apo me grupe kriminale.

Te tjera

Lajme te tjera