Aktivisti shqiptaro-amerikan, Geri Kokalari i është drejtuar me një letër kongresmenit amerikan, Lee Michael Zeldin, në të cilën i rrëfen se gjithë krimet dhe bëmat e konsumuar gjatë këtyre 30 viteve demokraci nga dyshja Meta-Berisha. Ky i fundit është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, por ky vendim nuk është pritur mirë prej tij, i cili pretendon se Uashingtoni dhe Londra nuk kanë prova kundër tij, që të faktojnë se ai është përfshirë në afera korruptive. Krah ish-kryeministrit Sali Berisha, ështërreshtuar edhe ish-presidenti Ilir Meta, i cili e ka marrë atë nëmbrojte, ndërkohë që për ironi, ai tashmëështë nëqendër të debatit dhe akuzave se ka qenëbashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, që rëndomtë njihen si “Spiunë”. Mirëpo, pavarësisht mbrojtjes dhe pretendimeve se janë të pastër, ka nga ata që nisur të demaskojnë me fakte dhe prova binomin Berisha-Meta. Njëri prej tyre është aktivisti Kokalari, i cili në letrën e tij të gjatëdrejtuaranëtarit të Kongresit të SHBA rendi duzinën e paçavures që ka si autorë Metën dhe Berishën. Zoti Kokalari në letrën e tij, tregon dhe madje akuzon hapur ish-kryeministrin se ka gisht në vrasjen e ish-presidentit Kosta Trebicka dhe se është autori i tragjedisë së “Gërdecit”. “Marrëveshja e AEY-së me qeverinë Berisha ishte një përpjekje për të mashtruar Departamentin tonë të Mbrojtjes për një shumë prej 300 milionë dollarësh dhe me krenari mund të them që unë e kam demaskuar skandalin e AEY-së dhe kjo aferë paraqitet edhe në librin War Dogs, i cili flet për AEY-në dhe më vonë u bë edhe film me protagonistë Bradley Cooper dhe Jona Hill. Për fat të keq, gjashtë muaj pasi ky libër doli edhe në faqen e parë të New York Times më 27 mars2008 https://www.nytimes. com/2008/03/27/world/asia/ 27ammo.html Kosta Trebicka u gjend i vdekur në rrethana të dyshimta në një rrugë rurale në jug të Shqipërisë. Ju duhet të dini që unë bëra të mundur që Kosta Trebicka të dëshmonte para një komisioni të Kongresit në lidhje me AEY, kështu që një dëshmitar kyç i qeverisë amerikane vdiq në rrethana të dyshimta pas dëshmisë së tij. Unë ju sugjeroj që nëse jeni i shqetësuar për Shqipërinë dhe korrupsionin, ju duhet të kërkoni edhe një hetim mbi vdekjen e Kostës. Ju duhet të kërkoni po ashtu një hetim se cilët, mes zyrtarëve të lartë të qeverisë Berisha, e lehtësoi skemën e AEY-së. Unë do t’ju asistoja me kënaqësi në këtë hetim”, shkruan ai.
Berisha prodhoi Firmat Piramidale në ’97
Më tej në letrën drejtuar kongresmenit Zeldin, aktivisti shqiptaro-amerikan, Geri Kokalari akuzon ish-kryeministri Sali Berisha se është autori i Firmave Piramidale të vitit 1997, qësollën më vonë edhe dhunë, kaos dhe luftë civile në Shqipëri. “Shqiptarët e mbajnë mend mjaft mirë se si Berisha shfaqej përkrah Vehbi Alimuçës (Berni Madofi i Shqipërisë), drejtuesi kriminel i shoqërisë Vefa, e cila ishte një nga skemat më të mëdha piramidale në Shqipëri, ndërkohë që Berisha deklaronte që paratë e shqiptarëve ishin të sigurta. Ndërkohë që ai vazhdonte ta mbështeste Vefa-n, Berisha i shpërfilli paralajmërimet e shumta që vinin nga Banka Botërore, FMN dhe ekspertë të ndryshëm financiarë që i bënin thirrje t’u jepte fund skemave piramidale, por këto skema vazhduan të zgjeroheshin – ashtu siç e parashikova unë – dhe kjo situatë pasoi me një luftë civile që shkaktoi mijëra të vdekur dhe gjysmës së popullsisë shqiptare iu zhvatën kursimet e jetës. U desh ndërhyrja e SHBA-së dhe e BE-së për të rivendosur sërish rregull në Shqipëri. Por Berishës nuk iu cenua aspak stili i jetës. Në fakt, pasi u rrëzua nga qeveria, ai u shpërngul në një apartament të ri dhe luksoz në lagjen më të shtrenjtë të Tiranës. Ju duhet të dini që skemat piramidale të Shqipërisë ishin një nga shkaqet kryesore të përhapjes së grupeve të krimit të organizuar në Ballkan sot”, thekson ai.
Meta, spiun i ish-Sigurimit dhe i korruptuar
Por ish-kryeministri Sali Berisha, nuk është i vetmi për të cilin aktivisti shqiptaro-amerikan, Geri Kokalari. Ky i fundit në letrën e tij drejtuar kongresmenit amerikan, Lee Michael Zeldin, zbulon se ish-presidenti Ilir Meta, që është një ndër fansat më të mëdhenj të ish-kryeministrit Sali Berisha, është një i korruptuar dhe pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas tij, Meta përveçse ka qenë spiun i ish-Sigurimit, shkruan se ai ka rënë edhe në një video përgjim gjatë kohës që ka qenë pjesë e qeverisë “Berisha 2”, teksa shihet se kërkon ryshfet 700 mijë euro. “Ndërkohë, Ilir Meta, i cili sapo mbaroi mandatin e tij si president i Shqipërisë, është një aleat i Sali Berishës. Një grup shqiptaro-amerikanësh, që kanë lobuar për llogari të Sali Berishës, kohët e fundit kanë pritur edhe Metën gjatë një eventi në Nju-Jork. Nga fotot, do të kujtoni që ata kanë organizuar evente edhe për ju. Ditët e fundit, aktualiteti shqiptar dominohet nga lajmi se Meta, gjatë periudhës së komunizmit, kur ishte student, ka shërbyer po ashtu edhe si bashkëpunëtor i Sigurimit, policisë sekrete të kohës. Thuhet se ekziston një dosje me informacione që tregojnë se Meta ka spiunuar bashkëqytetarë të tij. Disa mund të thonë të shkuara të harruara, por në Shqipëri nuk është dhe aq e lehtë për vetë faktin se komunizmi ka shkatërruar jetët e shumë njerëzve të pafajshëm.Si bonus, ju kam bashkëngjitur edhe një video të Ilir Metës ku diskutohet një ryshfet në shumën €700,000 https://youtu.be/Uo5QNBtV37M dhe një fotografi të Sali Berishës me Enver Hoxhën, diktatorin komunist i cili e drejtoi Shqipërinë me një grusht të hekurt”, thuhet në letrën e Kokalarit drejtuar kongresmenit amerikan, Lee Michael Zeldin.