Modelja Jori Delli ka rrëfyer për publikun e gjerë se ka marrë një propozim për martesë nga i dashuri i saj, reperi i famshëm italian, Fred De Palma.
Ish-banorja e Big Brother ka publikuar në profilin e saj të Instagramit foto nga darka romantike dhe i ka shoqëruar me fjalinë “Per sempre” (Për gjithmonë).
Megjithëse lajmi është bërë publik vetëm sot, një shikim i thjeshtë në rrjetet sociale sugjeron se propozimi mund të ketë ndodhur pak ditë më parë, gjatë pushimeve të çiftit në Maldive.
Aty ata duket se kanë shijuar momente të qeta dhe intime larg syrit të mediave, duke zgjedhur momentin perfekt për ta bërë publike fejesën pas rikthimit.
Ky hap i ri konfirmon lidhjen e fortë mes dyshes, që ka fituar simpatinë e publikut jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali.
