Në kuadër të 113-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, pranë Asamblesë Legjislative të Ontarios u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit shqiptar, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve kanadezë, diplomatëve dhe drejtuesve të shoqatave shqiptare në Toronto. Në aktivitet morën pjesë MPP Mary Margaret McMahon, MPP Alexa Gilmour, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, si edhe përfaqësues të shoqatave shqiptaro-kanadeze, përfshirë Shoqatën e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze, ACE Society, RH Scholarship dhe Albanian Youth. Ceremonia u moderua nga Mendi Kabashi, ndërsa himnet kombëtare u interpretuan me dinjitet nga Faton Isufi dhe Tringa Rexhepi. Nëntori, i njohur zyrtarisht që prej vitit 2016 si Muaji i Trashëgimisë Shqiptare në Ontario, vazhdon të jetë një moment i rëndësishëm për afirmimin e komunitetit. Me rastin e Festës së Pavarësisë, urime zyrtare dërguan edhe Kryetari i Bashkisë së Windsor-it, Kryeministri i Kanadasë dhe Premieri i Ontarios, duke e bërë këtë vit një moment të veçantë vlerësimi institucional për komunitetin shqiptar. Këto mesazhe dëshmojnë rritjen e ndikimit, unitetin dhe kontributin e pandërprerë të shqiptarëve në jetën shoqërore dhe kulturore të Kanadasë. Kjo ditë përbën një hap historik në marrëdhëniet mes diasporës shqiptare dhe institucioneve kanadeze.
Ambasada e Shqipërisë në Kanada dhe institucionet kanadeze nderojnë 113-vjetorin e Pavarësisë, ja mesazhet dhe urimet
Share
Te tjera
