Nga Petrit Vasili
Një karnavale mediatike e paparë ka shpërthyer në Shqipëri, pas cunamit të ngritur nga Ahmetaj dhe denoncimeve shokuese të tij.
Një karnavale ku marrin pjesë lloj-lloj moshash dhe sekseve të ndryshme, të pajisur me instrumente të ndryshme muzikore: dajre, daulle, zile, këmborë, teneqe, me kushtin e vetëm që të bëjnë zhurmë dhe s’ka nevojë as për partiturë, por vetëm sa më shumë zhurmë idiote.
Një karnavale pseudomoralistësh të përdorur, të blerë, të bullizuar, të shfrytëzuar, të masakruar nga Rama, që papritmas cunami Ahmetaj i zgjoi dhe, pas sinjalit të alarmit SOS të Ramës, këta lëshohen në mexhlis.
Në karnavale këtë herë ka dalë edhe vetë karagjozi noterik Rama, që të motivojë edhe më shumë tufën e mediatikëve me teneqe në dorë.
Po, mesa duket qartë, të gjithë bashkë nuk po bëjnë dot zhurmë më shumë sa një zile që i varet një dhie në qafë.
Cunami që ngriti Ahmetaj gjëmon kaq shumë sa zilja e dhisë së mediatikëve zhduket dhe i ngjan kaq shumë me qarjen e qurrëpsur të Ramës.
Karnavalja është kaq e abortuar, kaq e sajuar me nxitim, sa që i ngjan vezëve të prishura që qelbin erë squfuri.
Karnavalja nuk po i zhurmon dot fare këtyre bëma-ve të reja makabre, që shkojnë në 14 miliardë euro vjedhje, që janë:
Afera e Portit të Durrësit, ku do mbetemi pa port dhe do katandiset një furtik në duart e rusëve, alabarit dhe Ramës.
Afera e Kompanisë së armëve, që trondit të madh e të vogël.
Afera e kamerave me 15 mijë euro për kamerën trupi dhe 52 mijë euro për kamera me shtatëfishin e çmimit.
Afera Durana, një vjedhje e fshehje taksash në mes të ditës.
Aferat e ECHO Parkut.
Afera Thumanë–Kashar.
Afera e Aeroportit të Vlorës.
Afera Bakers, përpjekjen për dhënien e borxhit nga Rama të njëjtit tregtar, që i jepet kompania e armëve Kayo.
Plot 14 miliardë euro vjedhje, plaçkitje, grabitje denoncuan kambanat e Ahmetajt mbrëmë.
Teneqet vajtuese si zile dhie të Ramës do vazhdojnë bashkë me tufën e karagjozëve me qira që ka marrë, po kambanave të cunamit të Ahmetajt, që po i shtyp, si do t’ia bëjnë, se ai nuk po ndalet?
