E shtunë, 31 Janar, 2026

Nuk ka më kthim pas, Ilir Vrenozi largohet përfundimisht nga Big Brother VIP

Share

Ilir Vrenozi është larguar përfundimisht nga shtëpia e Big Brother VIP. Pas kërkesës së bërë më herët për t’u larguar, banori ka marrë vendimin final, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në reality show.

Në momentet e fundit brenda shtëpisë, Vrenozi është parë duke u përshëndetur me banorët, mes emocionesh të forta. “Jam i sëmurë”, është shprehur ai, ndërsa ka sqaruar se gjendja e tij shëndetësore nuk ia lejon më vazhdimin e lojës.

Largimi i tij ka prekur thellë banorët e tjerë, të cilët janë shpërthyer në lot, duke e përqafuar dhe duke i uruar shërim të shpejtë. Atmosfera në shtëpi është rënduar ndjeshëm, ndërsa momentet e ndarjes kanë qenë mjaft prekëse.

Ilir Vrenozi ka dalë nga shtëpia përmes derës kryesore, duke konfirmuar kështu largimin e tij përfundimtar nga Big Brother VIP. Produksioni nuk ka dhënë ende detaje shtesë lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Zhvillimet e mëtejshme pritet të sqarohen në vijim.

Te tjera

Lajme te tjera