E shtunë, 31 Janar, 2026

Blerina Gjylameti prezantohet si drejtoreshë e AKU!

Share

Ish-deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka marrë zyrtarisht sot detyrën. Gjylameti u emërua ditën e djeshme në krye të këtij institucioni.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka prezantoi Gjylametin në një takim me ekipin drejtues të institucionit.

Gjatë prezantimit, Ministri Salla vuri theksin te rëndësia e drejtimit dhe menaxhimit efikas të institucionit, si dhe te roli kyç i sigurisë ushqimore në procesin e integrimit europian.

“Ndamë me ekipin drejtues rëndësinë e menaxhimit efikas të punës dhe vëmendjen e shtuar ndaj sigurisë ushqimore, e cila mbetet një prioritet kombëtar dhe një shtyllë thelbësore e procesit tonë të integrimit në Bashkimin Evropian,” u shpreh ministri.

Salla theksoi se AKU do të vijojë të forcojë rolin e tij institucional në funksion të qytetarëve dhe biznesit.

“AKU do të vijojë të forcojë besimin e publikut dhe rolin e tij kyç në garantimin e ushqimit të sigurt dhe cilësor, përmes kontrolleve të bazuara në risk dhe rritjes së profesionalizmit të inspektimeve, në shërbim të konsumatorëve dhe biznesit,” theksoi Salla.

Te tjera

Lajme te tjera