E martë, 16 Shtator, 2025

Kush janë vajzat e ekranit me më shumë ndërhyrje estetike? Dr. Rore: Ja ç’më ndodhi në klinikë

Share

I ftuar në episodin e radhës të “Flet”, ka qenë kirurgu plastik Robert Renxa, apo siç njihet ndryshe, Dr. Rore.

 Ai ka folur më shumë për ndërhyrjet estetike, çfarë preferojnë më shumë shqiptarët, por dhe duke treguar disa të pathëna…

A je takuar ndonjëherë me burrin e ndonjë gruaje që të ka kërcënuar?

Jo, por jam takuar me burrin e një gruaje që ka ardhur në klinikë dhe më ka thënë: “Merre dhe  dua që të jetë femra më e bukur në Tiranë?” Dhe ky është burrë!

Çfarë mendon për ata njerëz që duan të duken si një personazh tjetër i caktuar?

Kanë nevojë për psikiatër. Ka ikur kjo mania, deri para 2-3 vitesh vinin sidomos goca të reja. Do të tregoj një rast. Kam qenë tek një kolege dhe vjen mamaja, goca 15 vjeç, dhe i thotë ‘aman, rregulloja pak buzët, bëja të mëdha se më ka rënë goca në depresion’. Goca 15 vjeç dhe mamaja akoma më bosh. Unë nuk pranoj pacientë poshtë moshës 20-22 vjeç.

I pyetur se cila nga vajzat e showbizzit ka më shumë ndërhyrje, Dr. Rore thotë:

Nuk është një. Nuk është një se nuk dihet ku fillon Elvana Gjata dhe ku përfundon Efi apo Bora Zemani, apo Luana… Të gjithë kanë bërë ndërhyrje, ne po marrim këto personazhet që janë më in në showbiz. Nuk jam kundër, unë kam bërë më shumë se ato në fytyrën time. Problemi është që nuk kam dalë jashtë vetes.

Te tjera

Lajme te tjera