E martë, 16 Shtator, 2025

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, u nis në 2011 nga Berisha! Rama: Stërmundim, na lanë një projekt me 17 metra disnivel

Share

E nisur nga Sali Berisha në vitin 2011, rruga Qukës-Qafë Plloçë është më në fund gati dhe e kalueshme nga udhëtarët.

Ky segment rrugor që shmang Prrenjasin, Qafë Thanën dhe Pogradecin, ka një gjatësi prej 43 kilometrash.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në inaugurimin e këtij segmenti rrugor, i shoqëruar edhe nga zv/Kryeministrja, deputeti i PS Niko Peleshi etj.

reu i qeverisë tha se projekti për këtë rrugë kishte nisur që prej qeverisë Berisha para më shumë se 1 dekade, por siç tha Rama, ishte “projekt pa projekt” dhe është dashur shumë punë për ta përfunduar në zbatim këtë vepër infrastrukturore.

Megjithatë, tashmë rruga Qukës-Qafë Plloçë është gati. Rama e konsideroi se hapja për qarkullimin e këtij aksi është një fitore e madhe.

“Kur e morëm në trashëgim projektin që kishte nisur pa projekt, është projekti më i gjatë, më i ngatërruar, më i stërmundimshëm për shkak se u nis mbrapsht, 17 metra disnivel”. Dhe tani është gjë e madhe që mbaroi, edhe për njerëzit e zonës është fitore e madhe. Është një çlirim shumë i madh”, u shpreh Rama.

Aksi Qukë-Qafë Plloçë ka edhe tunele me gjatësi totale 1.1 kilometra, pra 710 metra njëri tunel dhe 300 metra tuneli tjetër; 4 ura, dy prej të cilave të varura.

Zv/Kryeministrja tha se sfidë tashmë është mirëmbajtja, por siguroi se për dimrin do të jenë gati.

Kjo rrugë e re me kosto 260 milionë euro, shmang Përrenjasin, Qafë Thanën dhe Pogradecin.

Te tjera

Lajme te tjera