E martë, 16 Shtator, 2025

Egnatia merr fitoren e parë dhe mbetet “mit” i pakalueshëm për Bylisin, nuk ka debutim ëndrrash për Bordin te Tirana

Share

Java e 3-të e Superiores ka në program duele interesante dhe mjaft impenjative. Në “Adush Muça” është luajtur dueli mes Bylisit vendas dhe kampionëve të Egnatias, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 0-1 për kampionët e Shqipërisë.

Të besuarit e Mirel Josës kërkonin fitoren, pas barazimeve kundër Tiranës dhe Flamurtarit. Më “kritike” u duk gjendja te rrogozhinasit. Ata para kësaj ndeshje kishin marrë vetëm 1 pikë pas 2 javësh dhe ende nuk e kishin treguar “versionin” e kampionit.

Ndeshja mbajti temp të balancuar deri në minutën e 37, ku Ndreca pati mundësinë për të shënuar nga penalltia, por gaboi. Ky ishte episodi më i “zhurshëm” në 45 minutata e para, e cila u mbyll me rezultatin 0-0.

Pjesa e dytë dhuroi golin e vetëm të këtij takimi në kampin e rrozhinasve me Ruçin në minutën e 56. Pjesën e mbetur, të besuarit e Edlir Tetovës e menaxhuan në perfeskion.

Egnatia mund te kishte shënuar më shumë, por u treguan të pasaktë para portës. Me këtë triumf, kampionët në fuqi rikthehen në rrugën e mbarë.  

Në ndeshjen tjetër, Tirana barazoi 1-1 me Flamurtarin në ditën e rikthimit në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Bardheblutë kaluan në epërsi që në minutën e gjashtë. Gjatë zhvillimit të një goditjeje këndi, Tabeku përfitoi në maksimum, duke dërguar topin në rrjetë.

Vlonjatët provuan të gjenin golin e barazimit, patën disa raste por nuk e bënë dot diçka të tillë gjatë këtij fraksioni.

Në fillimin e pjesës së dytë nuk fali Sami, i cili me një të majtë nga brenda zonës, ndëshkoi Tiranën.
Vendasit lëshuan sinjale me Voglin, me këtë të fundit që shkaktoi “drithërima” me një goditje nga distanca. Flamurtari për pak sa nuk përmbysi llogaritë me Ramirez, por Marku u shndërrua në hero, duke shmangur golin.

Sfida përfundoi në barazim, me trajnerin e ri të Tiranës, Roberto Bordin që debuton me “X”. Të besuarit e Bordin renditen në vendin e nëntë me 2 pikë.

Në krahun tjetër, Flamurtari është në vendin e shtatë me po aq pikë.

Te tjera

Lajme te tjera