Janë luajtur dje pasdite disa nga ndeshjet për javën e tretë në Bundesligë. Dortmundi fitoi 0-2 në transfertë ndaj Heidenhajmit. Verdhezinjtë e drejtuar nga Niko Kovaç shënuan dy herë brenda pjesës së parë, fillimisht me të zakonshimin Serhu Girasi në minutën e 34, i cili shtënoi me kokë dhe në fund të shtesës së pjesës së parë, Maksimilian Bejer dyfishoi shifrat, pas asistit fantastik të Adejemi.
Për Heidenhajmin, debutoi sot mbrojtësi i Kosovës, Leart Paqarada, i cili u transferua në fund të merkatos si lojtar i lirë nga Këlni. Mbrojtësi dardan u largua vetëm pas 5 minutash lojë, pasi pësoi një dëmtim të rëndë. Dyshohet se ka këputur ACL, që njihet ndryshe si ligamenti i kryqëzuar anterior, që do të thotë se është një dëmtim i rëndë dhe do të mungojë për një kohë të gjatë.
Në ndeshjet e tjera, Hofenhajmi fitoi 2-4 në transfertë ndaj Unionit të Berlinit. Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, autor i golit të dytë për ekipin e tij. Në sezonin e tij të parë në Bundesligë, Asllani ka shënuar 2 gola në 3 ndeshje. Frajburgu fitoi 3-1 ndaj Shtutgartit, Mainc-Lajpcig 0-1, Volfsburg-Këln 2-2.