E martë, 16 Shtator, 2025

Besimtarët e krishterë kremtojnë festën e “Shën Mërisë”, ndezin qirinj e luten për paqe e mirësi!  Kryepeshkop Joani nga Korça: Lutemi për shuarjen e shpejtë dhe pa pasoja të zjarreve, për vëllezërit e motrat tona në rrezik

Share

Besimtarët ortodoksë kremtuan këtë 15 gusht festën e Shën Mërisë, e njohur ndryshe si “Pashka e Vogël”.

Në Boboshticë të Korçës u mbajt Liturgjia Hyjnore, e drejtuar nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joani. Ceremonia mblodhi qindra besimtarë, që u lutën për paqe dhe begati.

Në Liturgjinë Hyjnore që drejtoi Fortlumturia i Tij, por edhe në kishat e mbarë vendit, me vendim të Sinodit të shenjtë të Kishës sonë u shtua një thirrje lutjeje për situatën e rënduar të zjarreve që po kalon vendi ynë:

Për pushimin e shpejtë dhe pa pasoja të zjarreve, për shpirtrat e atyre që humbën jetën,  për ndihmën e vëllezërve e motrave që gjenden në rrezik e në vuajtje për shkak të tyre, si edhe për ata që me vetëmohim luftojnë për shuarjen e tyre, me përgjërim dhe solidaritet, le t’i lutemi Zotit”.

Kjo lutje u bë sot në të gjitha manastiret dhe kishat e shumta që mbajnë emrin e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në të gjitha dioqezat e Shqipërisë.

Kjo festë është  një nga të kremtet më të ndjera e të festuara historikisht, gjë që e dëshmon edhe numri i madh i kishave e manastireve në vendin tonë dhe në gjithë botën orthodhokse, kushtuar kësaj ngjarjeje.

Në këtë festë ato bëhen vende pelegrinazhi me praninë e qindra dhe mijërave besimtarësh dhe veprimtarish të shumta.

Te tjera

Lajme te tjera