Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje rezultuan partitë me rezultatet më të mira në zgjedhjet lokale të këtij viti të cilat u përmbyllën me raundin e dytë këtë të dielë, atë të balotazhit.
Ai sheh si subjektin më të suksesshëm, Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila fitoi në 5 komuna: Prishtinë, Pejë, Junik, Dragash dhe Viti. Duke i shtuar 2 komunat e fituara në raundin e parë, atë të 12 Tetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës e mbyll këtë proces elektoral me 7 komuna të fituara në tërësi.
Lëvizja Vetëvendosje arriti të fitojë 4 komuna në raundin e dytë të balotazhit. Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Fushë Kosova dhe Gjilani votuan për kandidatët e partisë së Albin Kurtit. Duke shtuar komunat e fituara në raundin e parë të Tetorit, Vetëvendosje i mbyll zgjedhjet lokale të këtij viti me 7 komuna të fituara. Rezultati është një përmirësim I atij të vitit 2021, kur ky subjekt fitoi 4 të tilla, por LVV nuk arriti të fitojë dy komuunat e mëdha, atë të Prishtinës dhe Prizrenin që konsideroheshin dy garat më të forta.
Me 4 komuna e mbylli raundin e balotazhit edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Partia e Ramush Haradinajt, fitoi në raundin e dytë, Klinën, Gjakovën, Rahovecin dhe Suharekën. Zgjedhjet lokale të këtij viti për AAK mbyllen me 5 komuna të fituara.
Partia Demokratike e Kosovës fitoi në raundin e balotazhit 3 komuna. Kandidatët e kësaj partie rezultuan më të votuarit në Vushtrri, Prizren dhe Kaccanik. Në total Partia Demokratike e Kosovës fitoi në këto zgjedhje lokale 6 komuna.
Në raundin e balotazhit, Lista Serbe fitoi Kllokotin ndërsa partia turke KDTP komunën e Mamushës.
RAUNDI I PARE
LVV: Kamenicë, Podujevë dhe Shtime
PDK: Skënderaj, Ferizaj, Hani i Elezit
LDK: Istog dhe Lipjan
AAK: Deçan
LISTA SERBE: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.
NISMA: Malishevë
Drenas: Iniciativa, Ramiz Lladrovci
RAUNDI I DYTË, BALOTAZHI
LDK: Prishtinë, Pejë, Dragash, Junik, Viti
LVV: Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Fushë Kosovë, Gjilan
AAK: Klinë, Gjakovë, Rahovec, Suharekë
PDK: Vushtrri, Prizren, Kaçanik
Lista Serbe: Kllokot
KDTP: Mamushë
Totali i 38 komunave të Kosovës sipas rezultatit të partive në të dy raundet:
Lista Serbe 10 komuna
LDK 7 Komuna
LVV 7 Komuna
PDK 6 Komuna
AAK 5 Komuna
Nisma Socialdemokrate 1
Iniciativa (Ramiz Lladrovci) 1
KDTP 1
