E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

“Rama ka bërë çmos që të mos fitosh zgjedhjet”/ Kurti i përgjigjet gazetarit: Nuk jam në dijeni të kësaj!

Share

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë konferencës për media nga selia e partisë ku dhe shpalli fitoren e zgjedhjeve, u pyet nga gazetarët lidhur me raportin e tij me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili sipas gazetarit që drejtoi pyetjen; “kishte bërë çmos që Kurti të mos i fitonte zgjedhjet”.

Në përgjigje e tij, Kurti deklaroi se nuk ishte në dijeni të këtyre veprimeve që po citonte gazetari, teksa shtoi se ka marrëdhënie të shkëlqyera me Ramën dhe Qeverinë shqiptare.

“Ne bashkëpunojmë me Republikën e Shqipërisë, me cilëndo qeveri që është aty, kemi 58 marrëveshje me Kryeministrin Rama. Unë nuk jam në dijeni të atyre akuzave që thatë ju, por jemi të interesuar që afrimi me Shqipërinë të rritet gjithnjë e më shumë. Kemi abetaren e unifikuar nga viti 2021 e këtej, kemi kurrikulat e unifikuara për bashkatdhetarët tanë në botë dhe e kemi Shqipërinë partnerin kryesor tregtar në rajon”, u shpreh Kurti.

Te tjera

Lajme te tjera